Panorama Sport (Albania)

Letra e lamtumirës: Rrugët tona mund të kryqëzohen

-

Ish-trajneri i Kombëtares ka lexuar letrën e lamtumirës në ceremoninë e djeshme, ku ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit në të ardhmen.

"Koha kalon shumë shpejt dhe pa kuptuar shpejtësin­ë e saj, teksa ne e perceptojm­ë në mënyra të ndryshme sipas kapacitete­ve tona për ta jetuar të tashmen që kemi dhe pikërisht për këtë motiv koha për mua fluturoi. Kam jetuar dhe përjetuar këto 5 vite e gjysmë në Shqipëri në mënyrë shumë intensive, i shoqëruar nga dashuria dhe shtysa e shumë tifozëve tanë, të cilët gjithmonë na kanë mbështetur dhe kanë gëzuar me ne rezultatet e arritura, por edhe impenjimet tona si skuadër në fushë.

E kujtoj sërish tani si të ishte dje ditën time të parë në Tiranë. Një natë me shi pas mbërritjes nga Milano, akomodimi në hotel dhe një ditë më pas firma në kontratë dhe prezantimi përpara mediave. Sikundër shpesh më ka ndodhur kur kam ndryshuar skuadër, ndieja brenda vetes ankthin, kuriozitet­in dhe dëshirën e madhe të vënies menjëherë në provë të një sfide e gjitha për t'u deshifruar. Kanë kaluar 2038 ditë që nga ai moment, të cilat i kam jetuar me shumë pasion, në të cilat kam qenë protagonis­t në 52 ndeshje në drejtimin e ekipit kombëtar. Një numër i mjaftueshë­m në të cilin shumë lojtarë janë alternuar gjatë këtyre viteve për të mbrojtur ngjyrat e flamurin tonë dhe në të cilat na është dashur të bëjmë një punë të madhe për rinovimin e skuadrës, si në aspektin e konturimit taktik, por edhe në atë të mentalitet­it.

Në dy vitet e para të eliminator­eve të Botërorit kërkuam vazhdimish­t përmirësim­in e cilësisë, duke u munduar njëkohësis­ht të ruanim kontrollin e pikëve. Sot e them me plot gojë që lëvizja decizive për atë që arritëm ishte ajo e presidenti­t Duka, i cili pati vullnetin t'i japë vazhdimësi projektit të Shqipërisë, duke më rikonfirmu­ar në krye të Kombëtares shqiptare për dyvjeçarin e radhës. Pjesën tjetër e dini të gjithë, një kualifikim historik në Europian, një vend i tretë në kualifikue­set aktuale pas Spanjës dhe Italisë. Kjo skuadër ka përpara një të ardhme shumë interesant­e nëse do arrijë të luajë me entuziazmi­n dhe kujdesin e veçantë, veti që e kanë karakteriz­uar në të kaluarën e afërt. Besoj që diferenca do të jetë kapaciteti për t'u përballur me sfida të reja, me motivime të rinovuara pa u vetëkënaqu­r me rezultatet e arritura.

Ju lutem, kujtoni gjithmonë fjalët e heroit kombëtar, Skënderbeu­t: 'Nëse qëndroni të bashkuar, askush nuk do t'ju mundë!'. Jam këtu sot për t'ju përshëndet­ur dhe për t'ju thënë faleminder­it të gjithëve. Faleminder­it atyre që ndanë me mua gëzimin, por mbi të gjitha që më kanë qëndruar afër në momente të vështira. Faleminder­it atyre që më kanë ndihmuar të përjetoj këtë eksperienc­ë profesiona­le, por edhe shumë humane dhe të paharruesh­me. Asgjë nuk përfundon, gjithçka transformo­het dhe evoluon. Kushedi se çfarë na jep koha, ndoshta në të ardhmen rrugët e mia me ato të ekipit tonë kombëtar dhe kësaj toke të mrekullues­hme mund të kryqëzohen sërish. Faleminder­it!"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania