Panorama Sport (Albania)

"Luftë" për shpërblimi­n, klubi duhet të kthejë paratë

-

Vendimi i Komisionit të Etikës pranë FSHF-së hap diskutimin se kush është zyrtarisht skuadra kampione e sezonit 2015-2016. I sigurt është tashmë vetëm fakti që ai kampionat nuk do t'i njihet Skënderbeu­t, që nga shtatë tituj kampionë, tashmë shkon në gjashtë. Mirëpo, klubi i Partizanit, që nga momenti kur Skënderbeu u dënua nga UEFA dhe të kuqtë zunë vendin e korçarëve në Ligën e Kampioneve, kërkon që t'i njihet titulli kampion në edicionin në fjalë, nisur edhe nga fakti se u rendit në vendin e dytë. Megjithatë, vendimi i Etikës specifikon vetëm që Skënderbeu­t i është hequr titulli kampion, por jo nëse ai i shkon Partizanit apo nëse do të mbetet vakant. Burime në federatë tregojnë për "Panorama Sport" se Komisioni i Etikës nuk e ka një kompetencë të tillë, ndaj duhet që organet disiplinor­e të FSHF-së të mblidhen për një vendimmarr­je në bazë të masave të saposhpall­ura. Vetëm këto organe brenda institucio­nit të futbollit do të përcaktojn­ë nëse titulli do të cilësohet vakant apo nëse Partizani do të thyejë mallkimin disavjeçar për të qenë ai kampioni, ndonëse duke e siguruar atë në tavolinë. Më parë duhet pritur nëse Skënderbeu do ta apelojë vendimin dhe çfarë do të vendosë apeli i FIFA-s. Sidoqoftë, të kuqtë kanë bërë të qartë se në rast dënimi të Skënderbeu­t, do të kërkojnë nga FSHF premion prej 260 mijë eurosh që u jepet nga UEFA të gjitha skuadrave kampione që nuk arrijnë në fazën në grupe të Champions-it. Gjithashtu, klubit të kuq i lind e drejta që kërkojë edhe premion prej 100 milionë lekësh të vjetër, që FSHF ka dhënë për Skënderbeu­n si kampion të atij sezoni. Në nenin 16 të Kodit të Disiplinës Sportive përcaktohe­t qartë: Klubi, të cilit i kërkohet ose i urdhërohet kthimi i trofeve, duhet të kthejë mbrapsht të gjitha përfitimet e marra, veçanërish­t shumat e parave të përfituara, si dhe objektet simbolike (medalje, kupa, etj.)".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania