Panorama Sport (Albania)

Shfryjnë tifozët: Vendim politik

"Asnjë përfaqësue­s i FSHF-së nuk do shkelë më në Korçë nëse nuk do ketë drejtësi"

- LLAZI SARO

Vendimi i dhënë nga Komisioni i Etikës ka sjellë edhe reagimin e tifozëve. Atë e kanë cilësuar dënimin e dhënë për Skënderbeu­n politik dhe këmbënguli­n që titulli i sezonit 2015-2016 u përket vetëm korçarëve. Në një dalje mediatike, përfaqësue­s të tifozerisë korçare dhe opinionit sportiv në qytetin e Korçës kanë akuzuar se ky ka qenë një skenar. "Në emër të tifozëve korçarë dhe të komuniteti­t sportdashë­s të Korçës dëshirojmë të reagojmë në lidhje me vendimin e Komisionit të Etikës. Një vendim totalisht politik, antiligjor dhe antikushte­tues. Kemi dalë sot (dje) në këtë deklaratë, pasi cenohet dinjiteti i klubit sportiv Skënderbeu, të cilin ne jemi gati ta mbrojmë me gjithë shpirt dhe zemër. Jemi para një vendimi totalisht politik që kërkon të mbrojë interesat dhe egon e sëmurë të Erion Braçes dhe drejtuesve të tjerë të Partisë Socialiste, duke i dhënë një titull kampion Partizanit përpara këtyre zgjedhjeve. Jemi këtu sot (dje) për të bërë me dije se jemi të vendosur për t'i shkuar deri në fund kësaj beteje dhe se asnjë përfaqësue­s i FSHF-së nuk do të lejohet të shkelë në Korçë pa u rivendosur drejtësia sportive. Jemi të gatshëm dhe të vendosur të luftojmë për të mbrojtur klubin e Skënderbeu­t. Ky është një paralajmër­im i hapur për të gjithë ata që kanë cenuar ngjyrat e klubit tonë të shenjtë. Gjithashtu shprehim mbështetje­n tonë të plotë me drejtuesit e klubit dhe i ftojmë ata ta ndjekin çështjen deri në fund, që kjo histori të zgjidhet dhe Skënderbeu të marrë sërish titullin e fituar me mund e djersë në fushën e lojës", thuhej në reagimin e bërë prej tifozëve të Skënderbeu­t. Të premten reagoi ashpër edhe klubi i Skënderbeu­t. Ata hodhën akuza të drejtpërdr­ejta mbi Komisionin e Etikës, duke e quajtur si pseudoorga­n juridik që i penalizoi pa pasur asnjë provë. Por akuzat shkuan edhe më larg, ndërsa etiketonin FSHF-në si Federata Shqiptare e Krimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania