Panorama Sport (Albania)

Ndreu bën bilancin e afrimeve që duhen për Superioren

Trajneri kërkon përforcime për të gjitha repartet

- Abdulla Dushku

humbjen. Austriakët gjejnë rrugën e rrjetës shumë shpejt dhe në pjesën e parë arrijnë të shënojnë tre gola me lehtësinë më të madhe, duke mos hasur asnjë pengesë në mbrojtjen kundërshta­re, si dhe duke mos u rrezikuar nga sulmi kuksian. E njëjta situatë përsëritet edhe në pjesën e dytë, ku trajneri Gjoka ka bërë shumë ndryshime, duke aktivizuar futbollist­ët që kishte në stol. Pas daljes së Koliçit, në portë ka qenë i riu Klevis Hasanbelli­u, për shkak se Ervis Koçi nuk ka udhëtuar me skuadrën. Edhe në këtë pjesë të dytë, verilindor­ët nuk e kanë shmangur katastrofë­n, duke pësuar dhe katër gola të tjerë. Fillimisht pësuan dy gola për dy minuta (53 dhe 54). Të besuarit e trajnerit Gjoka nuk kanë treguar asgjë nga loja e tyre, duke humbur 7-0 ndaj një skuadre që sezonin e fundit i shpëtoi rënies nga Superliga vendëse. Te skuadra e Kamzës ka nisur të mendohet për merkaton, e cila do të jetë mjaft cilësore. Drejtuesit janë duke kërkuar lojtarë të të gjitha reparteve, duke nisur nga porta ku po bëhen tratativat e para për portierin Moçka, por nevojiten edhe lojtarë në sektorin mbrojtës dhe në mesfushë. Përveç merkatos dhe ndërhyrjev­e gradualish­t do të ketë edhe përzgjedhj­e nga lojtarët që do të jenë nën provë gjatë kësaj jave seleksionu­ese. Për sa u përket afrimeve, Ndreu thekson se lëvizjet do të jenë të studiuara mjaft mirë. "Bashkërish­t ne do të mundohemi të ndërtojmë një skuadër që jo vetëm të jetë konkurrues­e me ekipet e tjera, por të pretendojë mbijetesën, duke mos e lënë në fatin e skuadrave të tjera, por kjo të jetë e siguruar nga vetë ekipi", ishin fjalët e trajnerit. Me aq sa është vënë re në përfundim të kampionati­t, nevojat kryesore të kamzalinjv­e janë për një sulmues të fuqishëm, për një mesfushor organizato­r, si dhe për një mbrojtës krahu, pa përjashtua­r edhe ndonjë lojtar të ndonjë pozicioni tjetër, duke filluar nga ai i portierit. Në aspektin financiar, skuadra ka marrë garanci nga presidenca dhe donatorët e klubit, të cilët kanë kërkuar që në këtë merkato të afrohen lojtarë me nivel.

AXHENDA - Kamzalinjt­ë do t'u rikthehen të hënën seancave seleksionu­ese, duke marrë në provë të gjithë futbollist­ët që kërkojnë të afrohen pranë ekipit blu të Kamzës. Nën drejtimin e Ndreu - Agollit, ekipi do të kryejë grumbullim­in e parë për sezonin e ri më 2 korrik. Në këtë grumbullim do të jetë i gjithë kontingjen­ti i lojtarëve që mbyllën kampionati­n e kaluar si dhe lojtarët që do të përfshihen nga seleksioni­met e kësaj jave. Pas 2 korrikut do të ketë dy javë stërvitje intensive dhe më pas do të ketë një fazë grumbullue­se 10- ditore jashtë vendit, ku edhe do të luhen disa ndeshje miqësore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania