Panorama Sport (Albania)

Lushnja “pazar” në Berat, Bitri drejt zyrtarizim­it

- Alban Alushi

Në ditët e fundit të qershorit pritet të mësohet sesi do të jetë Lushnja e sezonit 2017- 2018. Verdhejesh­ilët, edhe pse do të luajnë në Kategorinë Superiore, mbeten në varësi të Bashkisë. Kështu që do të jetë kryebashki­aku Fatos Tushe, njëherësh president i klubit, së bashku me nënkryetar­in e këtij institucio­ni, Gentian Nushi, që është edhe kryetari i Bordit Mbikëqyrës, që do të vendosin për Lushnjën e edicionit të ri. Në pritje të zbardhjes së planit, lojtarët vazhdojnë pushime, ndërsa mendohet që stërvitjen do ta nisin të hënën e 3 korrikut. Lushnjarët synojnë të ruajnë pjesën dërrmuese të grupit që mbylli kampionati­n e fundit dhe të përforcohe­n me disa afrime cilësore.

Bitri - Një nga futbollist­ët e kontaktuar nga klubi lushnjar është edhe futbollist­i beratas Enea Bitri. Mbrojtësi i Tomorit, që këtë verë do të mbushë 21 vjeç, pohoi faktin se është kontaktuar nga Lushnja dhe ka rënë dakord për të luajtur me verdhejesh­ilët. "Unë kam marrë kontakt nga drejtuesit e Lushnjës që më kanë bërë ofertën e tyre. Kemi rënë paraprakis­ht dakord me çfarë kemi biseduar. Gjithçka do të marrë formë zyrtare në momen- tin kur të jem në Lushnjë për të nisur përgatitje­t. Kam luajtur vetëm për Tomorin, por nuk kam asnjë pengesë për të kaluar te Lushnja", deklaroi mbrojtësi. Drejtuesit e Lushnjës kanë kontaktuar edhe me Kaloshin. Portieri lushnjar mbylli sezonin te Tomori, por nuk ka përjashtua­r mundësinë e rikthimit në Lushnjë. Ndërkaq, është menduar që skuadrës t'i bashkohen edhe portieri Bejte, elbasanasi­t Gava dhe Hyshmeri, fieraku Meto. Drejtuesit e Lushnjës mendojnë të rikthejnë pas një kohe të gjatë edhe lushnjarin Pepa. Megjithatë, momentalis­ht gjithçka është në kuadrin e dëshirave, pasi realizimi i afrimeve do të mësohet kur skuadra të zbresë në fushë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania