Panorama Sport (Albania)

Vjen edhe Uellsion, sot test brenda... grupit

-

Uellsion Luis de Oliveira "zbarkon" në tokën shqiptare. Mbrojtësi brazilian ka mbërritur gjatë paradites në Rinas dhe menjëherë i është bashkuar Tiranës në grumbullim. Pas disa orëve qetësi, është parë e udhës që ai të nisë edhe stërvitjen gjatë pasdites, pasi në mëngjes nuk e arriti. Lojtari në fjalë ka marrë konfirmimi­n nga UEFA për të luajtur, ndaj pritet që Ze Maria ta ketë në dispozicio­n kundër Makabi tel Aviv. Shanset që ai të jetë në formacion janë të mëdha dhe sidomos kur dihet që është blerje ekskluzive e trajnerit. Sakaq, dje i veçuar nga grupi është stërvitur Dorian Kërçiku. Lojtari i linjës së djathtë kreu vetëm vrapime dhe palestër, si pasojë e një kontaktimi të lehtë. Megjithatë, gjasat janë që ai të mos rrezikojë. Mbetet për t'u parë edhe gjendja e Gentjan Muçës, i cili ditët e fundit nuk ka rrezikuar me vrapimet, por ka kryer vetëm terapi.

Stërvitja - Tirana ka vijuar edhe dje përgatitje­t me ritëm të lartë. Ze Maria kishte në program dy seanca, ndërsa si gjithmonë gjatë paradites u përqendrua­n në aspektin atletik dhe pasdite te taktika e teknika. Ngarkesat janë kthyer në pjesë të pandashme për bardheblut­ë, ndërsa kjo javë është cilësuar si një fazë e mirëfilltë përgatitor­e. Në mungesë të një kundërshta­ri dhe mbi të gjitha të mos përsërisni­n atë që ngjau me Kukësin (ku vetëm para miqësores e morën vesh që veriorët kishin ardhur me lojtarë prove), sot është menduar që të realizohet një ndeshje brenda grupit. Veç organikës prej 23 lojtarësh që kanë në dispozicio­n (pa Moisen, që nuk ka ardhur ende), do të marren edhe disa elementë nga të rinjtë, të cilët do të vëzhgohen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania