Panorama Sport (Albania)

Teuta pret përgjigjen e një slloveni dhe dy afrime nga Italia

Mbrojtësi i majtë, Milan Koçiç, mban pezull merkaton e skuadrës durrsake

- Jeton Rexhmati

Në pritje të përgjigjes së mbrojtësit Milan Koçiç, skuadra e Teutës po punon për afrimin e radhës, që pritet të jetë një sulmues, për të cilin drejtuesit janë duke ngulmuar që ta kenë në përbërje për sezonin e ri. Aktualisht mendohet se po lakohet një lojtar italian, i cili ka luajtur me disa skuadra të njohura, por emri i tij nuk është bërë ende me dije. Gjithashtu synohet edhe afrimi i një mesfushori organizato­r, por drejtuesit janë treguar shumë diskretë për të dhënë emrat e tyre. Duket sikur merkatoja e durrsakëve është zhvendosur pikërisht jashtë vendit, ku edhe alternativ­at janë më të shumta, por mësohet se nuk është lënë mbrapa edhe Kategoria Superiore. Kjo pasi trajneri Gugash Magani ka kërkuar lojtarë që dinë të mbajnë presionin e të jenë të gatshëm të japim maksimumin e tyre për skuadrën dhe jo të firmosin një kontratë vetëm për përfitime financiare. Madje në momentin e firmës me çdo futbollist ky është edhe një nga kushtet që kërkohet nga të gjithë.

Të rinjtë - Por strategjia që drejtuesit do të ndjekin gjatë merkatos ka të bëjë edhe me lojtarët e rinj që janë pjesë e Akademisë. Pritet që në sezonin e ardhshëm Teuta të jetë një gërshetim mes atyre futbollist­ëve me eksperienc­ë dhe të rinjve që do të formojnë bazën e së ardhmes. Nuk duhet të harrojmë se nga Teuta janë larguar një numër i madh futbollist­ësh në përfundim të sezonit të shkuar dhe ata kanë nevojë që të zëvendësoh­en. Gjithsesi drejtuesit në bashkëpuni­m me trajnerin Magani janë duke u treguar të kujdesshëm që të marrin lojtarë, të cilët bëjnë diferencën me ata aktualë, por edhe me tregun. Pritet që Teuta e sezonit të ardhshëm të ketë si objektiv kryesor që të jetë në vendet e para të klasifikim­it, duke qenë se edhe merkatoja do të jetë mjaft cilësore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania