Panorama Sport (Albania)

Në Lezhë peng të kontratave

Mbrojtësi Jurgen Goxhaj: Pres lejen e presidenti­t Gjok Noka, kam disa oferta

- PRENG GJIKOLA

Disa nga futbollist­ët e Besëlidhje­s u huazuan te Shënkolli gjatë kampionati­t të kaluar. Lojtarët si lezhjanët Rudolf Turkaj e Arlind Nekaj, shijakasi Jurgen Goxhaj, e ndonjë tjetër, u huazuan tek ekipi tjetër i rrethit të Lezhës. Mbrojtësi Jurgen Goxhaj e veshi fanellën e Besëlidhje­s në kuadër të merkatos së verës së shkuar i sjellë nga trajneri Stavri Nica dhe luajti si titullar deri afër fundit të gjysmës së parë të sezonit dhe më pas u huazua te Shënkolli ku edhe aty ishte titullar.

GOXHAJ

Gjatë një bisede për "Panorama Sport", mbrojtësi Jurgen Goxhaj shpreh dëshirën e tij për t'u përfshirë në merkaton e verës, por më parë i duhet leja nga presidenti Gjok Noka për një lëvizje të mundshme. "Unë në merkaton e verës së shkuar vesha fanellën e Besëlidhje­s dhe për këtë jam shumë i lumtur për mundësinë që m'u krijua. Gjatë kohës që isha te Besëlidhja, kam luajtur gati në të gjitha ndeshjet, nga të cilat vetëm në një kemi humbur. Dhe për atë, edhe sot e ndiej dëshpërimi­n. Gjithsesi, këto janë gjëra që i përkasin botës së futbollit dhe ne nuk mund t'i shmangim dot që të gjitha. Duke mos pasur shumë hapësirë gjatë gjysmës së dytë të sezonit në formacion, pasi u sollën disa futbollist­ë për llogari të merkatos së janarit, përfshi edhe mbrojtës, unë u huazova te Shënkolli dhe kam luajtur si titullar. Duke e ditur se jemi në kulmin e merkatos verore, unë kam pasur disa oferta, por do të pranoj ndonjë me leverdi vetëm nëse më lejohet nga presidenti i Besëlidhje­s, pasi aty jam ende në kontratë. Ndërsa, sa i përket Shënkollit, nuk e di, por ka shumë gjasa që të mos jem më pjesë e kësaj skuadre simpatike. Është momenti që të provoj diçka tjetër në karrierën time", përfundoi prononcimi­n e tij për gazetën mbrojtësi Jurgen Goxhaj. Ndërkaq, pritet që në korrik të mësohet më shumë në lidhje me skuadrën lezhjane për sezonin e ri. Aktualisht, lojtarët janë me pushime dhe do të grumbulloh­en vetëm kur të thirren nga presidenti Gjok Noka. Lezhjanët kërkojnë prej tetë sezonesh që të ngjiten në Superiore, por nuk ia kanë arritur qëllimit. Tashmë do të shihet se çfarë synimesh do të ketë ekipi për sezonin e ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania