Panorama Sport (Albania)

I turpshëm dhe gjumash, ja 30 sekretet e Leos

Mori të kuq në debutimin me Argjentinë­n pas 48 sekondash

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ifiksuar pas muzikës, kitarës dhe "Play Station"it. Në ditëlindje­n e tij të 30-të, gazeta spanjolle "AS" ka zbuluar 30 sekretet e jetës së Lionel Mesit përtej fushës së blertë.

1. Leo Mesi ka tre vëllezër të tjerë dhe është i treti në radhë. Ata quhen Rodrigo, Matias dhe Marisol.

2. Antonela është bashkëshor­tja e tij dhe e ka pasur shoqe që në fëmijëri.

3. Argjentina­si ka dy fëmijë, të cilët janë Tiago dhe Mateo Mesi.

4. Leo Mesi është pjesë e Barcelonës që në moshën 11-vjeçare.

5. "Pleshti" kishte një problem me zhvillimin normal dhe mjekët e katalanasv­e e trajtuan me hormone për t'i shtuar masën muskulore.

6. Debutimin e tij e bëri në një ndeshje miqësore të Barcelonës kundër Portos.

7. Numri i tij i parë ishte 30, po aq sa vite ka mbi shpatulla.

8. Kur Mesi i feston golat duke ngritur duart drejt qiellit, e bën në kujtim të gjyshes së tij, e cila u nda nga jeta kur ai ishte 19 vjeç.

9. Kur ishte fëmijë, donte të bëhej si Pablo Aimar. Ai ishte idhulli i tij.

10. E besoni apo jo, por Mesi është një admirues i madh i tatuazheve.

11. Argjentina­si është gjithashtu i fiksuar pas muzikës dhe di t'i bjerë kitarës.

12. Ai ka dy qen që quhen Tobi dhe Hulk.

13. I pëlqen shumë të dëgjojë Kumbia dhe Samba.

14. Një tjetër pasion i fshehtë i Leo Mesit është të luajë "Play Station".

15. Në skuadrën e tij e quajnë të gjithë "Oso", sepse i pëlqen të flejë gjumë.

16. Është shok i ngushtë dhe ka mik ish-portierin e Barcelonës, Pinto. Shpeshherë e takon dhe kalon kohën e lirë me të.

17. Pjatat e tij të preferuara janë pastat milaneze dhe napolitana.

18. Arritja e marrëveshj­es së parë mes tij dhe klubit të Barcelonës u firmos në një facoletë. Nga aty nisi të shkruhej një epokë e lavdishme.

19. Atij i bënë një ftesë për të luajtur në kombëtaren spanjolle, por nuk pranoi sepse donte të luante vetëm me Argjentinë­n.

20. Nëse Barcelona do të prishë kontratën me Leo Mesin, atëherë duhet t'i paguajë 300 milionë euro kompensim.

21. Mesi ka dy pasaporta, argjentina­se dhe spanjolle. Këtë të fundit e ka marrë për të liruar një vend ekstrakomu­nitari në skuadrën e Barcelonës.

22. Në fushën e lojës është shpërthyes, por njerëzit që e rrethojnë thonë se është një njeri shumë i turpshëm dhe i ndrojtur.

23. Kur ishte i vogël, vinte baste me të tjerët për të xhongluar topin. Nëse bënte 100, fitonte një akullore. Një herë arriti mbi 1000 xhonglime dhe fitoi 10 akullore.

24. Ai ka prejardhje të largët dhe lidhje me Katalonjën për shkak të stërgjyshi­t të tij.

25. Këmba e tij ekziston si një statujë ari në Japoni dhe interesant është fakti që masa e saj është e njëjta me këmbën origjinale të Mesit.

26. Ka një kontratë me "Adidas"-in që prej vitit 2005.

27. Leo Mesi ka një fondacion që mban emrin e tij dhe ndihmon njerëzit në nevojë.

28. I respekton shumë rregullat fetare. Ka pasur fatin të takojë edhe Papën.

29. Në debutimin e tij me kombëtaren e Argjentinë­s u ndëshkua me karton të kuq vetëm 48 sekonda pasi u fut në fushën e lojës.

30. Nejmar dhe Luis Suarez janë shokët e tij më të mirë në skuadrën e Barcelonës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania