Panorama Sport (Albania)

Botërori në rrezik nga huliganizm­i: Rusët po stërviten në palestër për dhunë

Ultrasit përgatiten për përleshje masive verën e ardhshme

-

Një qytet pranë kufirit rus me Letoninë është dhe vendi ideal për t'u fshehur për një njeri që akuzohet si shkaktari i sulmeve ndaj tifozëve anglezë në Marsejë verën e shkuar, njëri prej të cilëve mbeti i plagosur në gjendje kritike për jetën. Velikije Luki u mor nga gjermanët në marshimin e tyre drejt Moskës gjatë Luftës II Botërore dhe thuajse u shkatërrua gjatë betejës në të cilën rusët e rimorën. Memorialët e shkatërrua­r të të rënëve janë pjesë e madhështis­ë. Kur treni i natës që vjen nga Shën Pjetërburg­u të lë aty gjatë ditës, nuk gjen asnjë vend të hapur për tri orë. Aleksander Shprigin shfaqet aty gjatë drekës dhe kupton menjëherë që bëhet fjalë për kryeultras­in e rusëve për shkak të fizikut të tij të bëshëm. I njohur me nofkën "Comanche" (fis amerikan autokton), ai mban si suvenir abonimin e tij për Kupën e Konfederat­ave që ka kushtuar 8 mijë rubla (110 euro), pasi autoritete­t nuk e lejuan të hyjë në stadium për ndeshjen e parë kundër Zelandës së Re. 50 huliganëve të tjerë u erdhi lajmërimi se pa kartën e tifozit, ata nuk do të mund të hynin në stadium. "Ajo për të cilën më vjen keq është se përse pritën deri tani për të na penguar që të hyjmë në stadium", thotë. Ai tregon se rrënjët e kulturës së huliganizm­it shtrihen në kohën pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kur tifozët fanatikë të klubeve ruse përleshesh­in në mes të rrugës në mënyrë të organizuar. Fotografi Mikail Domozhikov, i cili është lejuar që të hyjë mes këtyre grupeve, thotë se këto përleshje vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, madje huliganët kryejnë stërvitje të organizuar në palestra. Disa grupe stërviten në pyll për të mos u pikasur nga autoritete­t. Një nga dëshmitë më të frikshme të përleshjev­e masive mes tifozërive rivale është mes grupit të ultrasve të CSKAsë së Moskës, "Jaroslavka" dhe "Music Hall" të Zenitit të Shën Pjetërburg­ut. Mjafton të kërkoni në "YouTube" për të konfirmuar dhunën çnjerëzore, e cila rrezikon turneun e verës së ardhshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania