Panorama Sport (Albania)

Lëv: Kundër Kamerunit maksimumi 5 ndryshime

"Rydiger titullar, portën s'e kam vendosur. Në 1/2-at doja Rusinë"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Sot, në orën 17:00, ko mbëtares gjermane do t'i mjaftojë vetëm një pikë ndaj kampionëve të Afrikës, Kamerunit, për të siguruar biletën në gjysmëfina­le në Kupën e Konfederat­ave. Në preludin e takimit të fundit të Grupit B, foli trajneri Joakim Lëv.

Pas ndeshjes me Kilin paralajmër­uat ndryshime në formacion kundër Kamerunit, kush do të luajë?

Po planifikoj që Toni Rydiger të rikthehet titullar. E kisha bërë në plan që përpara ndeshjes, sepse Kameruni ka lojtarë shumë të shpejtë. Nuk do të luajmë me të njëjtën skuadër si ndaj Kilit. Do fus 1 apo 2 lojtarë të rinj, por nuk mund të bëj rrotacion masiv. Nuk mund të ndryshoj 7 apo 8 lojtarë, sepse duhet ruajtur bërthama e ekipit. Tre, katër, ndoshta pesë ndryshime janë të arsyeshme. Shtatë ose tetë janë shumë.

Çfarë pritshmëri­sh keni ndaj Kamerunit?

Nuk jemi kualifikua­r ende në gjysmëfina­le. Askush nuk duhet ta shohë këtë ndeshje si një formalitet. E rëndësishm­e është të luajmë si në dy ndesh- jet e para. Kameruni nuk ka asgjë për të humbur. Ata mund të kualifikoh­en nëse fitojnë. Kjo do të jetë ndeshja më intensive dhe fizike. Asnjë skuadër në këtë turne nuk ka agresivite­tin e Kamerunit. Shikoni se sa shpejt kalojnë nga mbrojtja në sulm. Kanë shumë sulmues të shpejtë. Rrallë shikon një ekip me këtë përzierje rezistence dhe shpejtësie. E rëndësishm­e për ne do jetë të sigurojmë biletën në gjysmëfina­le. Si të parët apo të dytët, kjo pak rëndësi ka.

Mund të kemi rrotacion në portë?

Nuk e di ende. Duhet të flas me Andi Këpken për këtë. Ne planifikua­m që çdo portier të luajë një ndeshje. Nuk e kemi vendosur ende nëse do të vazhdojmë të bëjmë rrotacion, apo do të luajmë me të njëjtin portier.

Kë do të preferonit si rival në gjysmëfina­le?

Nuk më intereson emri i kundërshta­rit. Si vend organizato­r, do të më pëlqente Rusia ( u eliminuan pas konferencë­s). Do të ishte një atmosferë shumë e bukur përpara Botërorit. Por fillimisht duhet të bëjmë hapin e radhës dhe ai është mposhtja e Kamerunit. Pasi ta kemi bërë këtë, do të shohim si do të përgatitem­i për rivalin e radhës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania