Panorama Sport (Albania)

Nga Van Gal te Maxarri, ja 10 trajnerët pa ekip

-

Është kohë merkatoje dhe të gjithë po presin telefonatë­n e duhur për të nisur aventurën e re. Jo vetëm futbollist­ët, por edhe trajnerët janë gati për t'u ulur në stol. "Gazzeta Dello Sport" liston 10 teknikët më të mirë që janë pa skuadër.

Valter Maxarri- Ish-trajneri i Interit dhe i Napolit është i pari në listën e trajnerëve që për momentin nuk kanë një skuadër. Në orët e fundit ka refuzuar një telefonatë nga Al Ahli. Eksperienc­a tek Uotfordi u mbyll me shkarkim, ndërsa Maxarri pret një stol të rëndësishë­m, ndoshta në Spanjë ose në Angli.

PAULO SOUSA- Kishte idenë dhe qëllimin për t'u ulur në stolin e Juventusit, por aty u konfirmua Maks Alegri. Në këtë mënyrë, ishtrajner­i i Fiorentinë­s mbeti i papunë. Vendin e tij e zuri Stefano Pioli. FRANK DE BUR- Trajneri holandez dështoi në drejtimin e Interit dhe tani është gati për të rinisur punën si trajner. Kristal Palas është ekipi i parë që e kërkon, por ish-lojtari i Barcelonës do të rrijë ende ca orë pa një skuadër.

FRANÇESKO GUIDOLIN- Një karrierë e ndërtuar mes suksesit, por edhe dështimit. Në drejtimin e Udinezes e mbylli ciklin më së miri, ndërkohë që me Suonsin nuk i shkoi mirë. Guidolin po pret një tjetër skuadër.

DEJVID MOJES- Pas suksesit me Evertonin, shkoi te Junajtid dhe më pas në radhët e Sociedadit dhe Sandërlend­it. Këtë vit e mbylli në vendin e fundit në kampionat dhe u shkarkua. Është në pritje të një tjetër ekipi.

LORAN BLANK- Si qendërmbro­jtës, bëri një karrierë të shkëlqyer, por aktualisht nuk ka një skuadër. Drejtoi Kombëtaren e Francës dhe PSG-në, por këto aventura zgjatën shumë pak. Si të tjerët, edhe ai po pret trenin e duhur.

LUIS VAN GAL- Ajaksi ëndërron ta rikthejë në stol, por aktualisht profesori holandez është ende pa një skuadër.

GUS HIDINK- Për pak muaj drejtoi Çelsin pas largimit të Murinjos. Në karrierën e tij ka drejtuar Turqinë dhe Rusinë. Aktualisht ka shumë fjalë për të ardhmen, por pak gjëra konkrete. ALBERTO ZAKERONI- Është një nga trajnerët e përfolur si pasardhësi i Xhani De Biazit në Kombëtaren shqiptare. "Zak" tha se po pret momentin e duhur për t'u rikthyer në pistë... LEONARDO- Ishte fantastik si lojtar dhe i larmishëm pasi vari këpucët në gozhdë. Drejtues i zoti dhe menaxher me të ardhme. Aktualisht pritet të rikthehet sërish në stol, por duhet skuadra e duhur për ta bindur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania