Panorama Sport (Albania)

Mirabeli: Ibra te Milani? Pse jo...

"Jemi interesuar për sulmuesin suedez, mbase gjejmë një zgjidhje pas riaftësimi­t"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Merkato e Milanit nuk ndalet, madje as në ditët kur kalendari i bisedimeve nuk parashikon asnjë takim. Këtë herë kanë ndikuar fjalët, ose më saktë një dëshirë e Silvio Berluskoni­t për të nxehur edhe më shumë atmosferën mes tifozëve kuqezi në këto ditë vere. Ishpreside­nti në një intervistë për media italiane deklaroi se kërkonte Ibrën te Milani. I menjëhersh­ëm ka qenë reagimi i krerëve aktualë të "Djallit", përgjigjja e të cilëve ka ardhur nga goja e vetë drejtorit sportiv, Maks Mirabeli. Ai deklaroi se në planet e klubit hipoteza e një rikthimi të Zlatan Ibrahimovi­ç ka qenë gjithnjë e pranishme. Me ardhjen e pronarëve të rinj u bënë programime dhe u përpilua një listë me objektivat kuqezi në lidhje me merkaton. Jo vetëm kaq, por bisedimet janë shtyrë deri në atë pikë sa janë diskutuar edhe kostot e një operacioni të mundshëm për riveshjen kuqezi të suedezit.

Sqarimi i drejtorit Mirabeli nuk është aspak polemizues, por thjesht realist dhe mes batutave nga larg me ish-presidenti­n Berluskoni gjithçka sqarohet me një deklaratë të thjeshtë: "Mundësia e afrimit të Ibrahimovi­ç ka qenë gjithmonë një plan i yni, që kur kemi marrë detyrën e re. Kontrata e tij në skadencë me Mançester Junajtid ishte një mundësi e mirë për të hyrë në bisedime. E dinim që na prisnin shifra të larta në lidhje me pagën e tij, por megjithëse pak plakush, sigurisht jo sa unë, Zlatan mund të bëjë kudo diferencën. Dëmtimi i tij na i komplikoi disi planet, por nuk duhet thënë kurrë "kurrë", sidomos nëse bëhet fjalë për futbollist­ë të nivelit të suedezit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania