Panorama Sport (Albania)

Rosi: Besim total “Xhixhos”, nuk besoj se do të largohet

-

Mbi 10 trofe me Milanin ia kthyen fanellën kuqezi në një lëkurë të dytë. Dashuria për këto ngjyra shtyjnë Sebastiano Rosin të punojë gjithmonë në sintoni me klubin lombard. Në një intervistë për "Gazzetta dello Sport", Seba ka folur për ekipin e zemrës. Donaruma është gjithmonë e më shumë çështje te Milani. Ju që keni stërvitur të vëllamë, por edhe "Xhixhon" për pak kohë, ç'mendim keni? Vëllanë e tij, Antonion e njoh mirë dhe e dua shumë. Kam pasur fatin të njoh të gjithë familjen Donaruma, janë vërtet njerëz të mirë. Përse një rinovim rezulton kaq i komplikuar? Sepse po përflitet shumë. "Xhixho" është ende një fëmijë. Kjo situatë ka arritur në këtë pikë pikërisht ngaqë është komentuar së tepërmi. Tifozët e kanë inatin me portierin e ri, por sidomos me Mino Raiolën...

Nuk e kuptoj përse e kanë me "Xhixhon"? Ai deri më sot nuk ka folur asnjë fjalë. Të sulmosh kështu një 18-vjeçar nuk më duket e kuptimtë. Unë jam nga ana e tij, e njoh mirë dhe ia di vlerat. Nuk besoj se ai ka gisht në aspektin ekonomik të situatës. A do ishte zgjidhja më e mirë një afrim mes palëve? Këtë nuk e them dot, por zgjidhja në fund është në dorë të "Xhixhos". Nga grumbullim­i i Italisë U-21, thonë se është shumë keq moralisht. Rinia e tij do të lejojë t'i kalojë shumë shpejt çdo shqetësim. Ka karakter aq të fortë, sa nuk do të venitet vetëbesimi. Ai vjen nga të rinjtë e Milanit dhe nuk i njeh ende mirë dinamikat e një ekipi të parë. Mendoj se ky moment i vështirë do të kalojë. Po sikur të mos rinovojë me Milanin? Në asnjë rast nuk e bëj dot fajtor. Nëse nuk zgjat kontratën, bashkëjete­sa te Milani do të ishte disi më e komplikuar, për të mos thënë e pamundur, pasi do të kishte kundër tifozët, por edhe klubin në njëfarë mënyre. Në të tilla kushte nuk do ta kishte të gjatë. E imagjinoni dot me fanellën e një tjetër klubi në Itali? Siç e thashë, i duhet dhënë liri totale. Shpresoj që zgjedhja të jetë e tij, cilado qoftë ajo. Nëse mbetet në Itali, do të jetë një sfidë e re për të treguar se është vërtet e ardhmja e kombëtares sonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania