Panorama Sport (Albania)

Afron skualifiki­mi për Anjelin, e zëvendëson e ëma e tij, Dona

-

Kush do ta kishte menduar se dy muaj më parë, në festën e lindjes së Selin Anjeli, bijës së Andrea dhe bashkëshor­tes së tij Deniz Akalin, do të ishte prezent edhe presidentj­a e radhës së Juventusit. Jo, nuk është e porsalindu­ra, por e ëma e Andreas, Dona Alegra Anjeli. Sipas shtypit italian, është ajo kandidatja e zgjedhur për të zënë vendin e djalit të saj, nga momenti që do të zbatohet pezullimi për çështjen e biletave, e diskutuar gjerësisht në Komisionin Antimafie. SKUALIFIKI­MI - I biri i Andreas, në fakt është duke u marrë ende me çështjen që e lidh me shitjen ilegale të biletave në tribunën e "Juventus Stadium" dhe dyshimin në lidhjen me rrjetin e mafies Ndrangheta. Prokurori i ri Xhuzepe Pekoraro, i ndjekjes penale "Alto Piemonte", ka vendosur të mos bëjë lëshime, duke vendosur të dënojë Anjelin për shkeljen e artikullit 1 (besnikëri sportive) dhe 12 (raporti me tifozët). Anjeli, nëse do të shpallet fajtor në përfundim të procesit, rrezikon 3 vite skualifiki­m me largimin nga roli i presidenti­t si pasojë e rënies në Bursë nga ana e klubit. ZËVENDËSIM­I - Sipas zërave në shtypin italian, kandidatja për të marrë postin e Andrea Anjelit do të jetë mamaja e tij, zonja Alegra, që

pas disa ditësh do të mbushë 72 vjeç. Dona Alegra Anjeli është një tifoze e zjarrtë juventine, gjithmonë e pranishme në tribunë. Copëza e vetme që mungon është pohimi i kushëririt Xhon Elkan, administra­tor i deleguar i "Exor", firmës që financon familjen Anjeli e që kontrollon edhe Juven. Xhon kërkon të lirohet nga

Andrea dhe po pret skualifiki­min e këtij të fundit për të marrë zotërimin e Juventusit. Ndërsa Andrea, në krahun tjetër, po përpiqet të blejë kuotat në zotërim të Xhonit për të marrë autonominë mbi klubin bardhezi. Në këtë mes ndodhet Dona Alegra, e konsiderua­r elementi i tranzicion­it midis palëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania