Panorama Sport (Albania)

"Juventusi nuk ka rivalë, Spaleti është trajneri i duhur për Interin"

-

Ish-sulmuesi italian, Kristian Vieri, ka qenë i ftuar në emisionin "Radio Bruno" ku ka prekur disa nga çështjet kryesore që lidhen me tri nga skuadrat ku ai ka luajtur, Inter, Juventus dhe Milan. Ai është shumë i bindur që Juventusi, pavarësish­t përforcime­ve të Interit dhe Milanit, do të qëndrojë në krye të Serisë A për disa vite të tjera. "Juventusi është favorit për fitimin e kampionati­t të ardhshëm, këtë e them me bindje të plotë. Besoj se për dy ose tri vite të tjera, ata nuk do të kenë konkurrent për sa i përket fronit të Serisë A. Nëse ndodh që ata ta humbasin kampionati­n, do të thotë që e kanë humbur psikologji­kisht, por gjithsesi ata kanë shumë lojtarë të fortë në krahasim me të tjerët. Mendoj se me atë grup lojtarësh nuk do të hasin probleme edhe për disa vite të tjera. Kundërshta­rët e tyre? Napoli luan një futboll të bukur, ndërsa për Romën nuk mendoj se do të konkurrojë për skudeton tani që nuk kanë më Spaletin. Të fitosh kampionati­n është shumë e vështirë, duhet të stërvitsh mirë gjatë gjithë vitit, duhet të jesh i organizuar dhe të kesh një skuadër me lojtarë të zotë e me eksperienc­ë. Napoli luan shumë bukur, por gjë tjetër është të luash bukur dhe të kënaqësh tifozët e tjetër gjë është të fitosh skudeton. Juventusi i fiton kampionate­t pasi është një superskuad­ër dhe ka lojtarë të uritur për trofe".

ÇËSHTJA "DONARUMA" - Bobo Vieri ka dhënë një koment edhe për çështjen e portierit të talentuar, Xhixho Donaruma, i cili në pak ditë u kthye nga i adhuruar në tradhtar. "Donaruma? Është i rritur dhe e di vetë se çfarë vendimesh duhet të marrë. Nuk e kam ndjekur shumë këtë çështje, por mund të them se secili ka të drejtën të zgjedhë dhe ai këtë bëri. Futbolli është punë dhe secili duhet të mendojë se çfarë është më e mirë për të. Ajo çfarë nuk arrij të kuptoj është se pse tifozët e Milanit kanë filluar ta urrejnë pasi ai mori këtë vendim. Përkundraz­i ata duhej ta kishin pranuar dhe të vazhdonin përpara, pasi klubi nuk varet nga një lojtar". KINEZËT DHE EKIPET E MILANOS - Nuk ka munguar as komenti mbi pronarët kinezë të dy ekipeve të Milanos: "Pronarët e rinj të Interit dhe Milanit? Kanë para, duan të futen në futboll dhe me siguri që do të bëjnë shumë mirë. Interi dhe Milani janë dy superklube dhe duhet të jenë në 10 skuadrat e para të botës. Në krye të këtyre klubeve kanë qenë dy presidentë të mëdhenj, ndërsa tani ka të tjerë njerëz, të cilët duan të rikthejnë dy klubet përsëri në maja".

SPALETI - "Mendoj se Interi ka bërë zgjedhjen e duhur që ka vendosur t'i besojë pankinën ish-trajnerit të Romës. Luçiano është një trajner i madh dhe me karakter. Ka shumë eksperienc­ë e është i vetmi trajner që mund ta rikthejë Interin në luftë për kampionati­n italian".

MILAN - "Të isha në vendin e tyre, do të blija Belotin ose Moratën. Ata duhet të blejnë lojtarë kualitativ­ë, nëse duan që të futen në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Milani duhet të jetë një nga ekipet më të rëndësishm­e në botë, pasi kanë një histori të mbushur me trofe të rëndësishë­m".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania