Panorama Sport (Albania)

Interi “bezdis” Milanin, do Keitan dhe Kaliniçin

Lotito ofron senegalezi­n, Auzilio takohet me agjentin e kroatit

- Përgatiti: ENDRIT REXHO

Sezonin që kaloi shi juam dy nga derbit e "Madoninas" më të bukur të viteve të fundit, plot me gola e emocione, por beteja më e madhe nuk ka mbërritur ende. Zikaltrit e Spaletit kanë vendosur që t'u prishin planet kushërinjv­e të tyre, Milanit, duke kontaktuar me dy prej objektivav­e të tyre. Duhen dhe pak ditë që merkatoja të fillojë zyrtarisht, por dy ekipet e Milanos i kanë ndezur motorët, dhe si të mos mjaftonin betejat në fushë, tani do t'i shohim dhe gjatë këtyre muajve.

LOTITO OFRON KEITAN - Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, ka vendosur që t'i hedhë benzinë zjarrit, duke inatosur drejtuesit e Milanit. Lotito, duke mos i pasur marrëdhëni­et e mira me klubin kuqezi, ka preferuar që ta shesë sulmuesin me origjinë senegaleze tek ekipi i Interit. Ai u ka ofruar zikaltërve kartonin e Keitas, duke ngjallur zemërim te kuqezinjtë. Milani vazhdon të mbetet në sfond për lojtarin, por Lotito nuk ka ndër mend të presë, prandaj po kërkon një blerës të mirëfilltë. Presidenti i Lacios rrezikon që ta humbasë sulmuesin me zero, prandaj nuk ka ndër mend të presë ofertën e Milanit, sepse kuqezinjtë duan me patjetër që Keitas t'i ulet çmimi.

INTERI SONDAZH PËR

KALINIÇ - Zikaltrit i kanë hedhur sytë edhe tek objektivi tjetër i Milanit, Nikola

Kaliniç. Sulmuesi i Fiorentinë­s kërkohet prej kohësh nga kuqezinjtë, të cilët e shikojnë sulmuesin si blerjen perfekte për të plotësuar repartin e sulmit së bashku me Andre Silvën. Por Auzilio ka vendosur që të surprizojë Milanin, duke kontaktuar

ditën e djeshme me agjentin, për t'i kërkuar informacio­ne rreth kroatit. Për Spaletin, Kaliniç do të ishte zëvendësue­si i përkryer i Mauro Ikardit. Informacio­net për sulmuesin u mblodhën dhe tani për tani ai shikohet vetëm si një mundësi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania