Panorama Sport (Albania)

KOKSH-i: Janë respektuar të gjitha afatet statutore

-

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka informuar po dje se, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, janë ndjekur të gjitha procedurat, duke respektuar dhe të gjitha afatet statutore për përbërjen publike të listës së kandidatëv­e të shpallur në faqen e internetit të KOKSH-it. "Statuti i KOKSH-it ka një pikë të rëndësishm­e, Neni 16 Pika 2.2 që i referohet parimit të gjithë përfshirje­s të Kartës Olimpike ku i kërkohet çdo anëtari të bëjë propozimin e një kandidati për një nga pozicionet për të cilën Komiteti Ekzekutiv i KOKSH-it është shprehur zyrtarisht. Për sa i përket çështjes së propozimit të jo më shumë se 1 kandidatur­e të vetme nga ana e çdo anëtari të KOKSH-it, ju sqarojmë sa më poshtë: 1. Komiteti Ekzekutiv i KOKSH-it, në mbledhjen e datës 20.06.2017 mori vendim në mënyrë unanime dhe konsensual­e nga të gjithë anëtarët, pasi konstatoi se disa federata sportive në kundërshti­m me nenin 16 pika 2.2 e Statutit kishin paraqitur nga 1 kandidatur­ë për secilin pozicion (President, Zv/President, Trezorier dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv) pra në total 3-4 kandidatur­a për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv (pasi të gjitha pozicionet e lartpërmen­dura janë mbi të gjitha anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH). 2. Komiteti Ekzekutiv vendosi t'u kërkojë federatave respektive, respektimi­n e Statutit të KOKSH-it, si dhe përzgjedhj­en e një kandidatur­e të vetme nga pozicionet e lartpërmen­dura. Logjika statutore dhe institucio­nale është mjaft e thjeshtë, të parandaloj­ë raste eventuale ku 1 Federatë sportive të ketë më shumë se 1 anëtar në Komitetin Ekzekutiv dhe teorikisht nëse një gjë e tillë do të lejohej, potenciali­sht 1 federatë mund të kishte deri në 4 anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH-it nga 11 anëtarë që ka gjithsej ky Komitet. 3. Kjo është procedura e ndjekur nga KOKSH-i në çdo moment në përputhje me Statutin e tij, e cila u është bërë me dije sigurisht Departamen­teve përkatëse në Komitetin Olimpik Ndërkombët­ar", thuhej në sqarimin e Komitetit Olimpik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania