Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi: Titull me gjak, Skënderbeu u dënua si në komunizëm

"U kthyem shumë pas duke bërë letra anonime dhe trakte"

- LLAZI SARO

Dënimi i Skënder beut me heqjen e titullit kampion për sezonin 2015-2016 ishte një goditje e rëndë jo vetëm për klubin korçar, por edhe për ikonat që kanë shkruar historinë e këtij klubi sidomos në gjashtë vitet e fundit. I tillë është edhe rasti i ish-kapitenit të Skënderbeu­t, Bledi Shkëmbi, i cili, në një prononcim ekskluziv për "Panorama Sport", ka bërë me dije se atë titull nuk ia heq dot njeri pasi e ka fituar së bashku me klubin dhe ekipin në fushën e lojës. "U njoha me vendimin e Komisionit të Etikës dhe mund të them se më vjen keq që është njollosur në këtë mënyrë emri i klubit të Skënderbeu­t. Për sa i përket titullit kampion, i cili iu hoq nga ana e këtij Komisioni, mund të them se unë personalis­ht, por edhe bashkëlojt­arët e mi dhe klubi i Skënderbeu­t atë titull e kemi fituar duke derdhur gjak dhe djersë në fushën e lojës dhe askush nuk na e mohon dot. Ekipi i Skënderbeu­t në këto gjashtë sezone ka qenë i frikshëm për të gjithë ekipet e tjera dhe çdo kundërshta­r trembej nga kjo skuadër në fushën e lojës. Por, ajo çka më bën më shumë përshtypje dhe më vjen vërtet keq është fakti se po shoh që ekipet shqiptare po gëzohen se u njollos emri i një ekipi shqiptar gjë që nuk ndodh askund. Kjo tregon edhe një herë se jemi kthyer shumë pas, duke bërë letra anonime apo trakte që një ekip të dënohej, gjë që ndodhte vetëm në komunizëm", theksoi legjenda e Skënderbeu­t, ish- kapiteni Bledi Shkëmbi.

KOSOVA

Nga ana tjetër, Shkëmbi ka folur edhe për aventurën e nisur në Superligën kosovare si trajner i Lirisë së Prizrenit. Shkëmbi ka treguar edhe objektivat primarë që ka marrë përsipër me uljen në stol dhe planin për merkaton me dëshirën për të krijuar një grup kompetitiv. "Për momentin mund të them se ka qenë realizimi i projektit tim për të vijuar karrierën si trajner dhe falënderoj klubin e Lirisë që më dha këtë mundësi. Tani për tani kemi filluar punën me objektiva të qartë për të ndërtuar një ekip kompetitiv më pas të përcaktojm­ë edhe objektivat sezonalë. Kam zgjedhur si afrim të parë përgatitës­in atletik Iris Selimin për vetë faktin se kam punuar me të dhe është një pikë e rëndësishm­e në ekip për shkak të profesiona­lizmit që ka. Nga ana tjetër jemi në bisedime edhe me lojtarë të ndryshëm nga Superliga shqiptare. Dëshira ime është të kisha pjesë edhe disa lojtarë të Skënderbeu­t, por për të qenë realist duhet të them se klubi korçar është me një potencial të madh në të gjitha trevat shqiptare dhe kjo e bën shumë të vështirë që t'i marrësh ndonjë lojtar", përfundoi prononcimi­n e tij ekskluziv për gazetën "Panorama Sport" Bledi Shkëmbi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania