Panorama Sport (Albania)

Të gjithë fajësojnë Skënderbeu­n, po "Hamzai" që e tradhtoi s'ka faj?

- Nga GËZIM SINEMATI

Ebesoni apo nuk e beso ni, e ka thënë Skënderbeu, ekipi që kur shpallej kampion nuk kishte gojë, ndërsa...

E besoni apo nuk e besoni, e ka thënë Skënderbeu, ekipi që kur shpallej kampion nuk kishte gojë, ndërsa kur shpallet fajtor... goja i ngjan një shpelle të frikshme. Ishin dënuar nga Europa dhe nuk kishin arritur të shanin UEFAn si lavire në fronin e futbollit, ngaqë shefat i kishin qepur gojën, sepse dënimi nuk kishte mbaruar. Sapo u dënuan nga FSHF-ja, nga Komisioni i Etikës që u ngjall me porosi, askush nuk ia zuri gojën, ndaj dolën fjalët që do të mbeten të pavdekshme në arkivin e hipokrizis­ë: "Na dënoi federata e krimit". E shkreta federatë kur dëgjon edhe këto fjalë kampione në mosmirënjo­hje. Dhe hajde të mos ndihet si ajo nëna e tradhtuar nga djali që rriti me duart e veta. Por futbolli ynë është i prapë, nuk ka nënë, ka një motër që shahet në të gjitha stadiumet dhe një baba me vese, që lufton me zell kundër lojës së ndershme dhe pastaj kërkon të adhurohet si një president-perëndi. Një njeri fuqiplotë, që edhe kur të heq titullin kampion, të jep asist për të përdhosur institucio­nin me epitetin 'federatë e krimit'. Një epitet që duket si një ëndërr e realizuar për punonjësit e FSHFsë, sepse vite më parë, kur kryeminist­ri Berisha e quante "Duka i krimit", dilnin vullnetarë nga zyrat, vetësakrif­ikoheshin duke thënë "Më mirë na përlyni ne me krimin, sesa shefin tonë...".

Një shef jo dosido, që për fatin e Skënderbeu­t nuk hyri dot në elitën e UEFA-s, sepse dënimi do të ishte flakërues për klubin po e po, por edhe për gjithë futbollin. Dhe kjo, jo për të vënë në vend nderin e humbur, sepse ai tren ka ikur dhe nuk e kapim dot, por që shefi të varroste futbollin e vendit të tij për të nxitur karrierën me një maskë perëndimor­e. Një maskë që nuk cenohet aspak në vendin e tij sepse të gjithë duan të marrin pjesë në funeralin e Skënderbeu­t, duke harruar mu në mes të ditës se ndëshkuesi i tyre është vetë frymëzuesi i mëkatit. Ai që u thoshte pa iu dridhur qerpiku: 'Hani, pini dhe këndoni sa të jetë Lala Gjoni'. Ai që betohej në ekrane se lufta kundër trukimeve ishte një betejë e fituar në këtë sezon, ku Skënderbeu, edhe pse nuk dredhonte dot ngaqë ndiqej me lupë nga toka dhe me dron nga qielli, e dënoi me minus 12 pikë se luajti futboll pa leverdi nga ajo lojë që në peshoren e shefit konsideroh­et pa bereqet...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania