Panorama Sport (Albania)

Prapaskena, Xhaka dhe Gashi kërcënuan trajnerin kuqezi

"Ua qartësova kush komandon, tërhoqën çdo gjë"

-

Ish- trajneri i Ko mbëtares shqiptare, Xhani De Biazi, në një intervistë të dhënë për "Supersport" pas dorëheqjes nga drejtimi i kuqezinjve, ka treguar një prapaskenë të ndodhur gjatë Kampionati­t Europian "Francë 2016". Ai rrëfen se Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi kanë dashur të largohen nga grumbullim­i kur kuptuan se nuk do të ishin titullarë në ndeshjen ndaj Francës, por më pas u zmbrapsën kur iu tha se do t'i dërgonin në shtëpi.

Largimi nga Shqipëria

Trajneri ka shpjeguar momentin kur ka vendosur se duhet t'i jepte fund aventurës me Shqipërinë. "Le të themi se pas ndeshjes me Luksemburg­un mendova se historia ime me Shqipërinë duhej të përfundont­e të dielën pasardhëse. Unë e dija, por nuk mund ta thosha më parë, pasi dekurajoja lojtarët dhe do të merrej vesh. Në konferencë­n para Izraelit, pyetjes nëse mendoja rinovimin, iu përgjigja me një 'jo' të thatë, por në mendjen time kisha vendosur: 'Mbaroje këtë ndeshje, sido që të shkojë pas saj, nuk do jesh më trajneri i Shqipërisë'".

Prapaskena me Xhakën dhe Gashin gjatë Europianit

Trajneri italian ka bërë me dije një prapaskenë në lidhje me atë që ka ndodhur në Kombëtare përpara ndeshjes me Francën, ku Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi e kanë kërcënuar për formacioni­n. "Unë jam një njëri që përpiqem t'i mbroj lojtarët e mi, i menaxhoj siç besoj se është e drejtë. Nëse më duhet të ndërhyj dhe t'i masakroj, e bëj. Nëse duhet t'i mbroj publikisht, e bëj duke e marrë unë fajin. Erdhën një apo dy ditë para ndeshjes me Francën kur panë se nuk kishin fanellat e titullarëv­e. Erdhën të dy, duke menduar se ishin më të fortë të dy, dhe do të më trembnin ndoshta. Erdhën dhe më thanë: ' Kemi parë që s'ke ndër mend të na bësh të luajmë. Ne duam të

shkojmë në shtëpi'. Këtu u thashë: 'Prit, prit, prisni pak, ndaluni. Nuk është se shkoni ju në shtëpi, por ju dërgoj unë në shtëpi'. Pastaj u thashë edhe shumë gjëra të tjera dhe që nga ai moment nuk ikën në shtëpi. Ulën armët dhe ikën të flinin".

Mundësia për të marrë drejtimin e Kosovës

Tashmë është trajner i lirë dhe një nga alternativ­at e mundshme hipotetike është edhe drejtimi i përfaqësue­ses së Kosovës, për të cilën De Biazi i përgjigjet kështu: "Besoj se jam trajner i lirë, deri tani s'më ka telefonuar njeri dhe nuk mund të trokas unë e t'u them: 'Po vij'. Kosova është një federatë e re, i njoh të gjithë, presidenti­n, zv.presidenti­n, Bunjakin që po bën punën që po bën, por kanë edhe një skuadër të re me talente nëpër Europë dhe që mund të bëjnë mirë", është shprehur ish-trajneri i Kombëtares.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i FSHF-së duke i dhënë De Biazit dhuratën e mirënjohje­s për punën në Shqipëri me Kombëtaren
Presidenti i FSHF-së duke i dhënë De Biazit dhuratën e mirënjohje­s për punën në Shqipëri me Kombëtaren
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania