Panorama Sport (Albania)

Eliminohet Rusia, Portugalia e Ronaldos perfekte

Të zotët e shtëpisë dorëzohen shpejt, Meksika i mposht me përmbysje dhe kualifikoh­et

-

Portugalia fiton, Ru sia e mbyll shumë shpejt aventurën e saj në Kupën e Konfederat­ave, duke dëshpëruar tifozët vendës. Kundër Zelandës së Re është një shëtitje për kampionët në fuqi të Europës, të cilët fitojnë 4-0, ndërsa në të njëjtën orë dhe disa kilometra më larg, të zotët e shtëpisë fillimisht flirtojnë me kualifikim­in, pasi kalojnë të parët në avantazh, por në fund përmbysen nga Meksika dhe duhet ta mbyllin që në grupe turneun parapërgat­itur për Botërorin e vitit të ardhshëm.

ZELANDË E RE - PORTUGALI

Duke lënë mënjanë të padiskutue­shmin Kristiano Ronaldo, trajneri Fernando Santos, Europa, por mbi të gjitha Milani zbulon një talent të madh si Andre Silva, autor i një goli spektakola­r. Edhe pse luzitanët e nisin me ritme shumë të ulëta dhe me një manovër tepër të parashikue­shme, gjithsesi janë ata që kontrolloj­në. Pas një tentative të parë të Ronaldos në të 27-ën, zgjidhja e ndeshjes do të vijë pesë minuta më vonë. Pas një goditjeje këndi, një faull naiv i Doil në zonë detyron arbitrin amerikan Geiger që të akordojë penallti. Nga pika e bardhë "CR7" nuk gabon dhe feston golin e 56-të sezonal. Kaq mjafton që ndeshja të shndërrohe­t në një shëtitje për Portugalin­ë, të cilët dyfishojnë pas katër xhirosh kronometri me një aksion model: Kuarezma "ndez" me një parabol shpejtësin­ë e Eliseut që hyn në zonë dhe pason saktë për Bernardo Silvën, i cili nuk mund të gabojë. Në pjesën e dytë më i frymëzuari është Andre Silva, i cili kërkon golin me çdo kusht, përplaset dhe punon për skuadrën, derisa lodhja e tij do të shpërblehe­t në të 80-n: merr top nga mesfusha, 40 metra vrapim, driblim në zonë nga e djathta, ndërron hap dhe godet saktë në rrjetë me të djathtën. Dhe ndërsa tifozët e Milanit fërkojnë duart për talentin e portugezit, në fundin e takimit ka kohë edhe për festën personale të Nanit, i cili vulos rezultatin në 4-0 dhe kualifikon kampionët e Europës si të parët në Grupin A.

MEKSIKË - RUSI

Meksikës i mjaftonte një pikë për të eliminuar Rusinë dhe për të siguruar kualifikim­in, por Kombëtarja e Osorios merr pikët e plota, pavarësish­t disavantaz­hit fillestar të vendosur nga Samedov. Ky i fundit goditi saktë me të majtën në minutën e 25-të, por shpresat për kualifikim shuhen vetëm pesë minuta më vonë, kur Araujo barazon me kokë. Në pjesën e dytë, episodi që vendos ndeshjen është një gafë flagrante e Akinfev, i cili del me shumë vonesë dhe Lozano e falënderon duke goditur saktë në rrjetë. Protagonis­t në këtë ndeshje u bë edhe moviola, në dy raste. Në pjesën e parë, pas pamjeve, u vendos të anulohej një penallti për Smolov, ndërsa në të dytën u anulua për pozicion jashtë loje goli i meksikanit Moreno.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania