Panorama Sport (Albania)

"De Biazi është burri i parë që doja të puthja"

-

Andi Lila ka qenë i vetmi nga lojtarët e Kombëtares që ka folur në ceremoninë e lamtumirës me ish-trajnerin e Kombëtares. Mbrojtësi ka zbuluar edhe një nga momentet më të veçanta të bashkëpuni­mit me trajnerin italian dhe ka të bëjë me vendimin për ta aktivizuar futbollist­in në formacioni­n titullar kundër Francës. "Për të treguar për trajnerin duhet një natë dimri, por dua të tregoj vetëm dy gjëra personale. E para, vjet në Francë, në ndeshjen ndaj Zvicrës, trajneri nuk më futi fare. Për ndeshjen e dytë, dy ditë para, trajneri bëri formacioni­n dhe ndau jelekët. Aty e kuptova që do isha në formacion dhe për herë të parë në jetën time doja të puthja një burrë. E dyta, para ndeshjes me Izraelin, ose pas Luksemburg­ut, situata ishte shumë e vështirë, trajneri nuk qeshte fare dhe po mendoja të bëja diçka për ta shtensionu­ar gjendjen. Në një nga mbledhjet, trajneri na jep një fletë dhe na thotë të bënim formacioni­n dhe taktikën. Thashë me vete: 'Tani më erdhi në dorë, ose të bëj diçka mirë, ose trajneri të më thotë merr çantën edhe ik'. Pasi bëra formacioni­n, veten time e vura në kllapa në kuptimin që ose të më fuste ose jo dhe poshtë shkrova emër mbiemër dhe futa firmën time. Në stërvitje trajnerin e pashë që po qeshte dhe tha: 'Dy gjëra më pëlqyen: Një lojtar e bëri formacioni­n me 12 veta dhe njëri që kishte firmosur poshtë'. Situata sikur u rregullua disi. Mister, ti po ikën, por do jesh gjithnjë në zemrën e gjithë shqiptarëv­e dhe timen personalis­ht", është shprehur Lila, i cili ka theksuar disa herë që nuk pranoi që të lexonte letrën e ofruar nga zyra e shtypit të FSHF-së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania