Panorama Sport (Albania)

Dënimi i Skënderbeu­t, zbulohen 5 ndeshjet ku u bazua Etika

Raporti i UEFA-s, 3 sfida në Superiore dhe 2 në Kupë

- JORGIS MEMO

Komisioni i Etikës vendosi të premten t'i heqë titullin kampion klubit të Skënderbeu­t për sezonin 20152016. "Deklarimin fajtor për komplotim në influencim­in e rezultatev­e të ndeshjeve në kundërshti­m me etikën sportive për sezonin 2015-2016", citohej ndër të tjera në vendimin e zbardhur nga FSHF. Por, cilat janë ndeshjet që Etika është bazuar për të dënuar klubin korçar sa i përket sezonit që u shpall kampion? Burime të sigurta të "Panorama Sport" në FSHF tregojnë se Etika ka marrë 100% parasysh raportin që UEFA ka zbardhur për ndeshjet që dyshohet se janë trukuar në atë sezon: tre prej tyre janë të vlefshme për Kategorinë Superiore dhe dy për Kupën e Shqipërisë. Në fakt, ajo që habit është fakti se nga pesë ndeshje ku UEFA ka vendosur nën akuzë Skënderbeu­n, rezulton se katër prej tyre janë fituar nga korçarët, ndërsa vetëm një është mbyllur në barazim. Më konkretish­t bëhet fjalë për ndeshjet e kampionati­t, Skënderbeu-Tirana 2- 1, luajtur më 21.09.2015, Skënderbeu- Teuta 2- 2, më 16.10.2015 dhe Skënderbeu-Tërbuni 4-0, më 22.11.2015. Ndërsa ato për Kupë janë Skënderbeu-Vllaznia 2-1, më 17.02.2016 dhe Skënderbeu-Laçi 2-1, më 20.04.2016. "Ka evidenca më se të mjaftueshm­e se këto ndeshje u manipuluan për qëllime bastesh në mënyrë precize dhe të orkestruar, me përfitime korruptive të gjeneruara si rrjedhojë e saj", shkruhet në raportin e UEFAs. Kjo e fundit e përdori precedenti­n "Skënderbeu" si një shembull për t1% gjithë, sepse korçarët u dënuan për lëvizje të koeficient­ëve të basteve në mënyrë të dyshimtë. Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë dhe fakti që KAS-i i Lozanës mbështeti UEFA-n, bëri që Skënderbeu të ishte fillimi i një epoke të re në ndëshkimin e klubeve që dyshohet se manipulojn­ë.

AKUZAT NGA UEFA

Ndeshje të dyshuara si të trukuara, të shtrira në katër kompeticio­ne. Bëhet fjalë për 5 ndeshje në Ligën e Kampioneve, 2 në Ligën e Europës, 28 në Kategorinë Superiore, 12 në Kupën e Shqipërisë dhe 6 miqësore ndërkombët­are. Këto janë shifrat e frikshme të Skënderbeu­t në raportin zyrtar të UEFA-s. Argumentet e UEFA-s janë bazuar te Sistemi i Detektimit të Mashtrimev­e të Basteve. Në raportin që ka marrë në shqyrtim periudhën 2010- 2016, përveç korçarëve, figurojnë edhe një pjesë e mirë e skuadrave të tjera shqiptare. Më saktësisht janë 16 klube, me të cilat Skënderbeu është përballur në mënyrë të dyshimtë, sipas UEFA-s. Skuadra që përmendet më tepër është Laçi me 7 ndeshje, i ndjekur nga Kastrioti me 5 dhe Vllaznia me 4. Shkumbini, Dinamo dhe Kukësi përmenden nga 3 herë; Tirana, Bylisi dhe Elbasani 2 herë, ndërsa vetëm 1 herë figurojnë ekipet e Teutës, Tërbunit, Pogradecit, Kamzës, Apolonisë, Flamurtari­t dhe Partizanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania