Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, gafë me kontratën e Hebajt

Talentet e kuqebluve largohen me parametra zero, klubi me strategji të gabuar për transferim­et

- Admir Uruçi

Klubi i Vllaznisë sot ka një problem dhe ai është menaxhimi i lojtarëve të rinj. Nga ekipet e Akademisë po dalin shumë elementë të rinj, por përfitimet financiare nuk janë ato që drejtuesit e klubit presin. Në të kaluarën nuk kanë qenë të pakët lojtarët kuqeblu që kanë sjellë në klub të ardhura të konsiderue­shme. Pas G.Likës e Sukajt, edhe qenë Vajushi janë shitur dhe në arkat e Vllaznisë janë arkëtuar mijëra euro. Këto të ardhura kanë ndihmuar jo pak drejtuesit për të forcuar skuadrën e tyre në sezonet e tjera. Mirëpo me sa duket në këtë drejtim klubi kuqeblu është deficitar. Pavarësish­t se me të rinjtë vijon më së miri puna, ato që mungojnë janë të ardhurat. Një nga lojtarët më të spikatur në sezonin e shkuar ka qenë sulmuesi Rubin Hebaj. Ai ka treguar mjaft vlera dhe ofertat nga skuadra jashtë Superiores nuk kanë munguar. Mirëpo, ai me shumë gjasa nuk do të sjellë në klubin shkodran asnjë qindarkë. Një kontratë e shkruar një vit më parë ka bërë klubi i Vllaznisë të mos përfitojë financiari­sht nga transferim­i i këtij lojtari nga Vllaznia. Por, nuk është vetëm Hebaj që nuk sjellë asnjë lek në arkat e klubit. Një tjetër rast është ai i Kalasë. Nëse lojtari gjen një klub jashtë Superiores, nuk ka asnjë detyrim ndaj klubit. Ai ka kërkesa

nga klube në Itali, megjithatë disa arsye personale e mbajnë atë ende në Shkodër dhe një prej tyre është familja.

ÇINARI - Një nga lojtarët më të përfolur në merkaton e kësaj vere është edhe mesfushori 20-vjeçar Erald Çinari. Ai po kërkohet nga klube kroate, por jo vetëm. Nga sa mësohet, janë edhe klube greke që kanë interesim për mëngjarash­in e mesfushës. Një nga trajnerët më të spikatur të huaj që është pjesë e ekipeve tona kombëtare po bëhet fjalëmirë për mesfushori­n. Mirëpo, ndryshe nga Hebaj apo edhe Kalaja, një kalim i Çinarit në një klub të huaj pritet të sjellë të ardhura për Vllazninë. Por ajo që nuk dihet është sa do të jetë shuma që klubet e huaja do të vënë në këmbim të kartonit të këtij lojtari. Natyrisht që kjo do të shihet në bazë të ofertave që ka në drejtim të futbollist­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania