Panorama Sport (Albania)

Rrëfimi i drejtorit: Tirana do kopjojë Kombëtaren në Izrael

"Makabi është ekip i fortë, por jo i frikshëm"

- ADELA MERKO

Tirana është gati për Ligën e Europës. Edhe pse hasën vështirësi për vizat e afrikanëve, gjithçka është ndrequr në kohë, ndaj bardheblut­ë nuk do të kenë kurrfarë pengese për fluturimin drejt Izraelit. Këtë e konfirmon drejtori i ri administra­tiv i klubit kryeqyteta­s, Gerti Dajçi, i cili për "Panorama Sport" zbulon planet e merkatos dhe masave të sigurisë për dy takimet me Makabi Tel Aviv. Ai e pranon se kundërshta­ri është i fortë, por kurrsesi i frikshëm. Madje, beson se bardheblut­ë mund të kopjojnë Kombëtaren.

Si ka qenë java e parë si drejtor administra­tiv i Tiranës?

Ka pasur vështirësi, por me pasionin për të bërë më të mirën e mundshme, mendoj se ka shkuar mirë. Jemi fokusuar te ndeshja e parë në Izrael, duke filluar nga faza përgatitor­e, grumbullim­i, rezervimet e fluturimit e të tjera si këto.

A ka optimizëm në klub për turin e parë, pasi në letër Makabi është një ekip i frikshëm?

Absolutish­t që është ekip i fortë, por jo i frikshëm. Topi është i rrumbullak­ët, 11 lojtarë janë në fushë, ndaj surprizat edhe mund të ndodhin. Mos u habisni nëse ndodh e parashikue­shmja. Ajo që ngjau me Kombëtaren tonë në Izrael, ndoshta përsëritet edhe me Tiranën. Pse jo? Mundësitë janë edhe pse në letër ata janë favoritë. Ekipi është optimist dhe stafi gjithashtu, me Ze Marian në krye.

Trajneri pretendon kualifikim­in, po klubi a ka si strategji që këto dy ndeshje t'i përdorë për të "shitur" talentet?

Këtë nuk mund ta them, pasi është presidenti ai që do të vendosë për të ardhmen e Merveilit, Dokës apo të tjerë. Nëse ndonjë klub shpreh dëshirën për t'i marrë këta lojtarë, ne mund t'i marrin në konsiderat­ë. Por kuptohet, vetëm ofertat do të jetë shumë serioze.

Në merkato ekziston një vend bosh për Tiranën deri 24 orë para ndeshjes, është pikasur ndonjë element?

Ai që vendos është trajneri. Ze Maria i ka idetë e qarta, megjithatë ende nuk e ka dhënë fjalën e fundit për lojtarin që do të marrim. Shpresat tona janë që ta marrim deri të hënën, pasi të martën sikundër dihet do të nisemi

drejt Izraelit. Një emër konkret gjithsesi nuk ka.

Shqiptarët lëvizin pa viza në Izrael, megjithatë për të huajt nuk ndodh e njëjta gjë. Keni hasur vështirësi me afrikanët?

Kam pasur një takim para pak ditësh me ambasadori­n e Izraelit në vendin tonë, i cili na dha garanci për çështjen e vizave. Vetëm afrikanët kishin probleme, pasi të tjerët jo, përfshi këtu edhe stafin apo lojtarin brazilian. Gjithçka është në rregull, jam marrë personalis­ht me këtë pjesë. Vizat janë siguruar tashmë, ndaj të martën që të gjithë jemi

gati për nisjen në tokën izraelite.

Izraelitët erdhën në Shqipëri për të vendosur planin e masave, por ju a ia kthyet "vizitën"?

Ata erdhën pas shortit në fakt. Ndërsa ne morëm informacio­net e nevojshme gjatë takimit që patëm me përfaqësue­sit e Makabit, gjatë kohës që erdhën këtu.

Keni marrë garanci për sigurinë?

Po, po. Ata na thanë që e kanë me ligj në fakt, që çdo ekip që shkon në tokën e tyre, shoqërohet nga një eskortë policie ose të ushtrisë. Do jemi të shoqëruar dhe të mbrojtur nga aeroporti në hotel dhe për çdo lëvizje që do bëjmë. Ata kishin një lloj shqetësimi për sigurinë e tyre në Shqipëri në fakt, por ne kemi marrë masat për ndeshjen e 6 korrikut.

Mos ndoshta do na përsëritet historia e Kombëtares, pra do kemi shtetrreth­im edhe më 6 korrik?

Jo, nuk do jetë e njëjta gjë. I kemi marrë të gjitha masat, kemi folur me Ministrinë e Brendshme, apo edhe me agjencinë që do merret me sigurinë. Me pak fjalë jemi më shumë se gati për këto dy ndeshje dhe pse jo për të kaluar edhe turin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania