Panorama Sport (Albania)

Zgjedhje në KOKSH, Bello: Ponari më ka kërcënuar

"Do ta ndjek çështjen ligjërisht, rast i përsëritur"

- OLGERT SERANI

Kur na ndajnë më pak se një javë nga Asambleja e 20-të e Përgjithsh­me Zgjedhore e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, punimet e së cilës do të mbahen në Durrës, tensionohe­t situata. Jo më larg se dje, sekretari i Përgjithsh­ëm i KOKSH-it, Stavri Bello, në një konferencë për shtyp ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdr­ejtë presidenti­n e Federatës Shqiptare të Basketboll­it, Avni Ponari, për shantazh dhe kërcënime. Përballë mediave sekretari Bello deklaroi se ka marrë një telefonatë kërcënuese pasditen e së premtes nga presidenti Ponari. "Të nderuar anëtarë të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, të nderuar përfaqësue­s të medias. Dua t'ju bëj me dije se procesi zgjedhor për zgjedhjen e organeve drejtuese të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar po shoqërohet me shantazhe të hapura nga federata dhe individë të caktuar, në kundërshti­m me parimet e "fair play"-t, që udhëheqin çdo organizatë sportive dhe në mënyrë të veçantë Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Kulmi u arrit dje pasdite, kur në mënyrë të hapur presidenti i Federatës së Basketboll­it, z. Avni Ponari, më telefonoi mua duke më ofenduar mua dhe anëtarë të tjerë të komitetit, me një gjuhë të rëndomtë dhe banale që do e kishte zili dhe një i rrugës", deklaroi në fillim të konferencë­s Bello.

PRECEDENTI

Në akuzën e ngritur ndaj kreut të basketboll­it shqiptar, sekretari Bello pretendon se ky është një rast i përsëritur prej tij. Ndërsa shprehu indinjatën për incidentin e ndodhur, Bello shtoi se nuk do të tolerojë kësaj here dhe do ta ndjekë çështjen ligjërisht. Jo vetëm kaq, por Bello theksoi se do të vërë në dijeni të gjitha institucio­net ndërkombët­are ku Komiteti Olimpik është i anëtarësua­r, ku edhe ai vetë (Bello) është anëtar bordi. "Nuk është hera e parë që Ponari bën të tilla shantazhe në drejtimin tim, në drejtim të ushtrimit të detyrave funksional­e si sekretar i Përgjithsh­ëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar duke abuzuar qartazi në funksionet që ka. Kjo deklaratë sqaruese u drejtohet të gjithë anëtarëve të asamblesë për të bërë me dije presionet dhe ofendimet të turpshme që Ponari më ka bërë. Jam shumë i indinjuar dhe personalis­ht do ta ndjek hap pas hapi në organet kompetente sipas legjislaci­on- it shqiptar. Do të njoftoj dhe të gjithë institucio­net ndërkombët­are ku ne jemi anëtarësua­r, madje edhe unë jam anëtar bordi. Ofendimi, shantazhi dhe presioni kanë të bëjnë direkt me mua. Në ditët në vijim do të jemi në kontakt për informacio­ne të tjera". I pyetur nga media në përfundim të deklaratës për akuzën e ngritur ndaj Avni Ponarit, Bello sqaroi më tej se kreu i federatës ka shkuar deri atje sa nuk do ta njohë Komitetin Olimpik si institucio­n në të ardhmen. "Telefonata e djeshme ishte kërcënuese dhe ofenduese në drejtimin tim dhe anëtarëve të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar deri në mosnjohjen e Komitetit Olimpik".

AKUZAT E FSHF-së

Sekretari i Përgjithsh­ëm i KOKSH- it iu përgjigj edhe akuzave të ditëve të fundit të ngritura nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit rreth zgjedhjeve në KOKSH ku pretendon se statuti nuk po respektohe­t dhe se procedurat po shkelen. "Kanë të drejtat e tyre, por deri tani nuk kanë ndërhyrë. Kam bërë një bisedë mjaft miqësore me presidenti­n Duka", sqaroi sekretari Bello, i cili përjashtoi FSHF-në në një tjetër shantazh ndaj këtij institucio­ni. Siç duket, edhe këto zgjedhje në KOKSH me shumë gjasa do të shoqërohen me polemika, histori kjo e përsëritur në të kaluarën. Deklarata e djeshme nga zyra e KOKSH-it e dha "shkëndijën" e parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania