Panorama Sport (Albania)

Sadiku: Dua Champions-in, ju rrëfej merkaton time

Prita gjashtë muaj për Izraelin, ia kisha prenotuar golat Italisë. Ja çfarë ndodhi pas uksemburgu­t. Pushimet në Ibiza, por !single!"

- OLSI TUJANI

Njeriu i momentit në Kombëtare. Dopieta në Izrael me të cilën mbylli një sezon fantastik, duke përf shirë edhe pjesëmarrj­en në fazën e grupeve të Europa Ligës, e kanë bërë Sadikun që të rifitojë edhe një herë kredencial­et e nevojshme për ta katapultua­r në një nga ligat kryesore në Europë. Në një rrëfim për "Panorama Sport", bomberi i përfaqësue­ses flet për golat në ndeshjen e fundit të De Biazit në krye të kuqezinjve, si dhe i bën një analizë të detajuar të gjithë asaj që ka kaluar gjatë këtij viti futbollist­ik. 17 gola të realizuar brenda këtij sezoni e kanë lënë të kënaqur 26-vjeçarin, mirëpo nuk i kanë shmangur atij pengjet. Gjatë kësaj periudhe merkatoje, sulmuesi është lakuar shumë për interesime nga Izraeli, por jo vetëm. Gjatë fjalës së tij, Sadiku deklaron qartësisht se kërkon që të bëjë hapin e madh të karrierës së tij. "Dua që të luaj në një skuadër në Europa Ligë apo në Champions dhe që synon të fitojë", është shprehur ndër të tjera Sadiku, i cili ka pranuar interesimi­n e Tramexanit dhe Sionit, ndërkohë që ka shpjeguar edhe se si ka lindur ideja për të imituar veprimin e njërit prej kuzhinierë­ve më të famshëm të momentit, si mënyrë festimi të golave.

Një sezon i mbyllur me një dopietë në Izrael, si ka qenë për ju ky 90-minutësh?

Një ndeshje që shumëpritu­r, pasi ishte e rëndësishm­e për ne për vetë faktin se kishim regjistrua­r pesë rezultate negative duke llogaritur edhe Luksemburg­un. U mblodhëm të gjithë si ekip dhe vendosëm që thjesht duhet të nxirrnim atë shpirtin që e kishim lënë në Europian. E bëmë këtë gjë dhe isha unë që shënova dy gola.

Një Super-Sadiku në atë ndeshje

Isha shumë i motivuar. E dija që do të shënoja. Bëra dy gola dhe u lumturova shumë. E shihja këtë lumturi edhe në sytë e shokëve të mi, si në pushimin e pjesës së parë, ashtu edhe pas ndeshjes.

Pas Luksemburg­ut, çfarë ndodhi mes jush lojtarëve dhe trajnerit?

Trajneri erdhi dhe na foli pas ndeshjes me Luksemburg­un. Çfarë ju tha?

Ai foli pak. Na tha vetëm: "Nuk kam shumë për t'ju thënë. Nuk kam çfarë të flas". Dhe na la vetëm ne lojtarëve në sallë. Pastaj, ne folëm vetë me njëri-tjetrin. Aty vendosëm atë që thashë edhe më sipër, që duhet të nxirrnim më të mirën tonë kundër Izraelit. Ne e dinim që me një rezultat pozitiv në atë sfidë, mund të kthehej çdo gjë. Në fakt, nuk ishte ndonjë gjë kaq shumë speciale, por gjëra të thjeshta dhe ne arritëm të rikthehemi te suksesi.

Për të bërë një retrospekt­ivë të sezonit tuaj ku pas Europianit, luajtët në kategorinë e dytë zvicerane. Si ishin javët e para?

Kanë qenë ditë dhe javë shumë të vështira për mua, sepse Zyrihu kishte rënë në kategorinë e dytë dhe unë nuk pata mundësinë të largohesha nga ajo skuadër. Kjo, sepse u bënë bashkë disa faktorë. Më pas qëndrova aty, pasi skuadra do të luante edhe në Europa Ligë. Pata ulje-ngritje, por në total them që bëra një sezon të mirë. Në shtatë ndeshje realizova pesë gola, shënova edhe në Europa Ligë dhe çdo gjë po shkonte mirë. Për fat të keq, pësova dëmtim dhe m'u desh të operohesha, çka më bëri që të humbisja edhe ndeshje shumë të rëndësishm­e me Kombëtaren. U riktheva dhe në dhjetor kalova te Lugano.

Një konkluzion për këtë sezon tuajin?

Ka pasur si të mirat dhe të këqijat e tij, megjithatë jam shumë i lumtur që kur shkova te Lugano e tregova veten që jam mes më të mirëve të Superligës së Zvicrës.

Ishte vazhdimësi e formës suaj të mirë, apo Tramexani diti që t'i merrte më të mirën Sadikut?

Pa dyshim që edhe Tramexani ishte ndihmesë dhe flisnim thuajse çdo ditë. Më motivonte gjithmonë. Isha mirë atje. U ndjeva mirë sepse kisha luajtur edhe më parë dhe nuk kisha asnjë lloj problemi me komunikimi­n, apo as me drejtuesit që ishin të njëjtët që nga hera ime e parë në atë skuadër. Çdo gjë na shkoi shumë mirë, si mua personalis­ht, por edhe trajnerit, të cilin e falënderoj publikisht për të gjithë këshillat që m'i dha gjatë kësaj periudhe që punuam bashkë.

A keni një peng për këtë edicion që u mbyll?

Pengu im është që pësova një dëmtim atëherë kur nuk duhej. Po momenti më i bukur?

Ka pasur disa ndeshje me ekipin e Luganos. Megjithatë, momenti më i bukur ishte kundër Izraelit, takim me të cilin e mbylla sezonin shumë mirë. Isha i përgatitur dhe kisha gjashtë muaj që e prisja.

Pse pikërisht Izraelin?

Në fakt prisja që të luaja kundër Italisë, të them të drejtën. Ajo gjë nuk ndodhi kundër saj, por kundër Izraelit. Ky ishte momenti më i bukur për këtë vit futbollist­ik.

Jeni përmendur edhe për mënyrën e festimit të golave... Ishte kuzhinieri turk, Musrati, të cilin e ndiqnim shumë në rrjetet sociale. Mënyrën e tij e nisën ta bëjnë disa lojtarë si festim të golave. Me "Xhani Alioskin" po udhëtonim në një transfertë kundër St.Gallen. Aty vendosëm së bashku që, nëse do të shënonim, do të festonim me këtë gjestin. Kjo sepse, me sa kujtoj, një nga futbollist­ët e kësaj skuadre e kishte bërë një javë më parë.

Pra, nisi si një lloj "hakmarrjej­e"?

Po, dhe pastaj vazhdoi në çdo ndeshje sepse po na sillte fat. Është periudhe merkatoje dhe emri juaj është lakuar në disa pista. Së pari, Sion dhe Tramexani. Ka diçka konkrete?

Normale. Me Paolon kam një raport shumë të mirë. Flasim çdo javë. Tashmë është një raport edhe si shokë, jo vetëm trajner-lojtar. Bisedojmë për shumë gjëra dhe Paolo më do te Sioni. Kemi folur për të gjitha, por problemi është që duhet të bien dakord me Zyrihun që gjërat të bëhen. Deri tani jemi në bisedime. Unë ndodhem me pushime akoma, por kur të kthehem në Zvicër do të ulemi dhe t'i shohim gjërat me vëmendje për të gjitha interesime­t që do të kem.

Personalis­ht do të pëlqenit një transferim në atë ekip? Normale, do të kisha dëshirë që ta vazhdoja, pse jo, me Paolon akoma. Nuk di ende se çfarë do të ndodhë dhe nuk kam vendosur asgjë, por do të shohim në ditët në vazhdim.

Së fundmi, mediat, apo edhe menaxherë të njohur në Izrael si Vaknin, ka përmendur që ka dy kërkesa konkrete dhe të mira për ju nga dy skuadrat e mëdha atje. I interesuar për këtë transferim?

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania