Panorama Sport (Albania)

Në pritje të takimit, Inzagi i largohet Kombëtares shqiptare

E sponsorizo­n "Bobo Vieri": Jam i bindur që do të shkëlqejë

- OLSI TUJANI

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, du het të dorëzohet sa i përket dëshirës së tij për të pasur Filipo Inzagin në stolinë e Kombëtares shqiptare. Pavarësish­t dëshirës së madhe të kreut të FSHF- së, ish- sulmuesi i Milanit nuk ka ndër mend të ulet në stolin e kuqezinjve. Mediat italiane raportojnë se Inzagi ka qenë fillimisht i interesuar, por më pas, duke parë se bisedimet mes palëve nuk janë thelluar edhe aq shumë, ai ka preferuar që të kthejë një përgjigje negative. Sipas Alfredo Pedulës, specialist­i italian i merkatos, ishbomberi i Milanit ka pritur konkretizi­m të zërave për interesim nga Shqipëria, por duke parë që nuk është bërë asgjë më shumë, ka hequr dorë nga kjo pistë. Raportohet se Inzagi as nuk e ka diskutuar me Venecian këtë opsion, duke qenë i ndërgjegjs­hëm se mundësia e një marrëveshj­e me Shqipërinë ishte shumë e vogël, falë predispozi­tave me të cilat paraqitej FSHF- ja, ndaj ai do vazhdojë ta drejtojë Venecian në Serinë B, për të synuar një tjetër edicion pozitiv si ai i kaluari ku e ngjiti këtë skuadër nga Lega Pro. Jo vetëm kaq, por i njëjti burim lajmesh në Itali ka vijuar me një tjetër "justifikim": Inzagi është i prirë për një aventurë me angazhim të përditshëm, pra me një skuadër dhe jo me një Kombëtare.

"BOBO VIERI" - Një ishbashkël­ojtar i Inzagit në kombëtaren italiane, Kristian Vieri, ka dhënë një intervistë për shumë tema. I pyetur si e vlerëson një aventurë të mundshme të Inza-

Mediat kanë folur dhe shumë njerëz më kanë kontaktuar. Megjithatë, deri në këto momente që po flasim, nuk kam asnjë ofertë konkrete nga këto dy ekipe. Kjo është e vërteta dhe asgjë më shumë. Mua nuk më ka ardhur askush dhe të më thotë që "Kjo është oferta. A e pranon apo jo?".

A keni biseduar me drejtuesit e Zyrihut për të qartësuar vlerën e kartonit tuaj dhe kërkesat e tyre për t'iu lënë të lirë?

Nuk e di akoma. Megjithatë, edhe drejtuesit e Zyrihut janë treguar pozitivë kur kemi biseduar duke më thënë se nuk do të anulojnë apo anashkaloj­në asnjë ofertë. Ata janë të gatshëm t'i mirëpresin të gjitha ofertat për t'i shqyrtuar për të marrë më pas një vendim. Nuk kanë caktuar patjetër një shifër të pandryshue­shme. Pra, nuk kanë vendosur që kartoni vlen x milionë dhe nuk shitet më pak. Por, më parë duhet të vijë një ofertë konkrete për të cilën do të ulemi dhe të flasim.

Ju personalis­ht ku dëshironi të luani sezonin e ardhshëm? Duke parë moshën që kam dhe me kaq shumë besim sa kam te vetja, dua që të bëj një hap shumë të rëndësishë­m në karrierën time dhe dua të iki në një ekip që luan gjithmonë për

git në Shqipëri, Vieri është shprehur me superlativ­a, duke bërë edhe një lloj "sponsorizi­mi": "' Pipo' e ka treguar potenciali­n e tij për të arritur majat. Duhej një përulësi e vërtetë për ta nisur nga Lega Pro dhe ai e bëri në mënyrën më të mirë,

duke komanduar kampionati­n nga java e parë në të fundit. Është shumë i zoti dhe do të arrijë vazhdimish­t që të bëjë shumë mirë, kudo që të shkojë për të drejtuar. Nuk kam asnjë dyshim për këtë", ka deklaruar Vieri.

të fituar diçka. Dua që të luaj në Europa Ligë apo në Champions. Ky është pikësynimi im momental.

Keni përmendur më parë edhe kampionate të rëndësishm­e si Bundesligë apo Seria A si preferenca

E vërtetë, por realisht nuk e di se ku mund të luaj në sezonin e ardhshëm. Nëse do të vijë një skuadër që luan në këto liga që ju thashë dhe, nëse vjen një ofertë nga një kampionat cilësor dhe pjacë e mirë për të cilin të besoj se mund të bëj një hap të madh për karrierën, do të shkoj.

Jeni përmendur edhe për aplikimin për pasaportën bullgare. Në ç'pikë janë procedurat?

Është diçka shumë pozitive për mua, nëse do ta merrja pasaportën, për vetë mundësitë që më hap në kampionate elitare. Ka ende procedura që po kryhen dhe nga dita në ditë pres që të shkoj dhe ta marr atë.

Çfarë hapash keni ndjekur për atë?

Kam rreth dy vjet e gjysmë që bëj të gjitha procedurat për ta marrë pasaportën bullgare. Kam mbërritur në fazën finale. Nëna dhe gjyshi im janë nga Bullgaria dhe unë kam ndjekur të

gjitha procedurat e tani ndodhem në fazën finale, ku pres pajisjen me atë dokument. Uroj që të më dalë sa më shpejt që të kem edhe mundësi të tjera për kampionate sa më të rëndësishm­e.

Meqenëse është edhe verë, ku i keni planifikua­r pushimet?

Në fakt i kam bërë dhjetë ditë, pesë në Shqipëri dhe pesë të tjera në Korfuz. Kam edhe maksimumi dhjetë ditë të tjera, ku mund të iki për disa ditë në Ibiza. Më pas do të rikthehem në Zvicër, te Zyrihu fillimisht si skuadra që ka në zotërim kartonin tim. Më ka në kontratë dhe ato respektohe­n. Do të kthehem atje për të nisur stërvitjen, nga ku do të shohim se si do të shkojnë gjërat.

Jeta juaj personale?

Për momentin jam i përqendrua­r te situata e karrierës sime për momentin, pasi është një nga hapat e karrierës sime, duke pasur parasysh që jam 26 vjeç. Jam i fokusuar te futbolli për momentin. Sa për pyetjen, jam "single" dhe duhet të shohim edhe për ndonjë femër (qeshG).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania