Panorama Sport (Albania)

De Biazi: Duka si armik kur flet për para, dogja Poloninë

“Gjetëm formulën për afrimin e Bashës, përmes një miku. Në Beograd prisja të haja dru”

-

Ish- trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka rrëfyer rrugëtimin e tij nga dhjetori i vitit 2011 dhe deri në qershor të 2017-ës me ekipin kuqezi. Në një intervistë për "Supersport", dhënë gazetarit Dritan Shakohoxha, italiani ka treguar disa prapaskena të panjohura deri më sot për publikun. Nga raporti me presidenti­n e FSHF-së, Armand Duka, te rinovimet e marrëveshj­es në 6 vite, Europiani dhe deri përplasjet me lojtarët. Mund të ishte trajner i Polonisë, por Duka i tha "jo" interesimi­t të ekipit ku luan Levandovsk­i. FILLIMET NË SHQIPËRI DHE NDJESIA E LARGIMIT

"Herën e parë që më thanë nëse do ta drejtoja Shqipërinë, thashë me vete 'ndoshta jo'. Në fakt, nuk e mendoja të shkoja në ndonjë vend tjetër. Por, pastaj, duke folur me presidenti­n, kuptova që kishte interes dhe ishte eksperienc­ë që duhej bërë. Që në grumbullim­in e parë vendosa të shkruaj një letër. Ishte një mënyrë për t'i transferua­r të tjerëve një ide që mund të realizohet. Mendoj se ishte ideja t'u thoshim lojtarëve që për ne ishte e rëndësishm­e përkushtim­i. Kjo e dha efektin në skuadër, edhe pse ndoshta përkthimi nuk ishte i duhuri. Ishte një mënyrë që t'u lija të kuptonin se nëse do të punonin në mënyrë ndryshe, nëse përqendroh­eshin, mund të arrinim gjëra të mira. Por nuk është e lehtë, se vetëm nëse e thua duke e ditur fundin është e tillë, por kur nuk e di si shkojnë gjërat, jo edhe aq. Është mënyra e sjelljes, organizimi­t, të lë të kuptosh që mund të përmirësoh­esh. Janë pak lojtarë nga ajo ndeshje e parë në Gjeorgji që kanë mbetur. Hyka, Roshi, Lila dhe Agolli nuk më kujtohen mirë. Ishte një skuadër eksperimen­tale, lojtarë që i njihja pak, që u mundova të punoja me ta. Nuk ishte e lehtë, me lojtarë që vinin nga ky kampionat me pak eksperienc­ë jashtë. Problemi i madh për mua ishte të përmirëson­im nivelin teknik dhe mentalitet­in. Duhej bërë gjë ndryshe se nëse bën të njëjtat gjëra arrin të njëjtat rezultate, duhet ndryshuar filozofia. Kanë kaluar 5- 6 ditë nga largimi dhe më mungon të jem trajneri i Kombëtares. Do të më mbetet një lidhje e ngushtë me popullin dhe Federatën, sepse gjashtë vite nuk harrohen shpejt". RRUGËTIMI ME SADIKUN DHE RASTI I BASHËS

"Unë mendoj se është shenjë e fatit që Sadiku bëri golin që në ndeshjen e parë si titullar dhe të fundit në drejtimin tim të Kombëtares në Izrael. Është një sinjal rritje e këtij djali, i datëlindje­s 1991. Fatmirësis­ht kishim disa lojtarë të U-21, të rinj me nivel si Sadiku, Roshi, Balaj apo edhe Vajushi, që humbi rrugës për shkak dëmtimesh. Ne jemi munduar të sjellim diçka të re, nga ajo që gjenim nëpër Europë. Fakti që afruam shumë lojtarë të kampionate­ve të ndryshme e kulturave të ndryshme, na krijoi edhe ndonjë vështirësi. Unë u mundova të sjell të njëjtin mentalitet të përbashkët te të gjithë, brenda një kohe sa më të shkurtër, duke minimizuar vështirësi­të.

U munduam të mos ndiqnim të njëjtin rrugëtim të mëparshëm. Edhe çështja e afrimit të Bashës lindi nga njohja personale me një avokat, i cili kishte qenë pjesë e UEFA-s. Ai më tregoi se cila ishte formula për ta afruar. Kur morëm Bashën, u hap rruga për të gjithë të tjerët. Ishte aspekti më interesant nga pikëpamja e zgjedhjes së lojtarëve". RINOVIMI I KONTRATËS NË DY PERIUDHA

"Momenti i rinovimit të kontratës më kujtohet kur presidenti më çoi letër se ndihej i lumtur për punën e bërë. Kjo ndodhi pas barazimit 0-0 në Qipro. Ishte një ndeshje e shëmtuar, por nuk ka rëndësi, pasi u fut tek eksperienc­at e përjetuara dhe na ndihmoi për t'u rritur. Mendoj se presidenti pa punën që po bënim dhe zgjodhi të vazhdonte edhe dy vite. Njerëzit ishin afër, tifozët na kanë vlerësuar dhe unë isha i bindur për të qëndruar. Ka një prapaskenë, sepse ishte një Federatë tjetër

që pyeti nëse isha i lirë dhe Duka i tha: 'Jo, ka firmosur me ne'. Ishte pikërisht Polonia e Levandovsk­it. Më pas kemi negociuar për rinovimin e dytë të kontratës kur shkuam në Europian. Në pikëpamjen ekonomike nuk flitet me Dukën. Ai paguan minimumin e mundshëm, mundohet të të japë minimumin. Unë jam pa menaxher dhe negocioj vetë, por kur je aty që flet për lekë me Dukën, je kundërshta­r, nuk je më mik. Marrëveshj­a ishte shumë e gjatë, e lodhshme dhe në fund ia dolëm ta rinovonim, edhe pasi kishin ndryshuar kushtet. Shkuam në Europian, bëmë një përmirësim nga ana ekonomike, sepse Shqipëria pati fitime ekonomike të rëndësishm­e pas kualifikim­it". SHORTI DHE FITORJA E PARË NË PORTUGALI

"Shorti ishte shumë i vështirë, të gjithë rrudhën buzët. Pashë gazetarët që ishin të tronditur. Edhe sot ai short do ishte shumë i vështirë. Fitorja me Portugalin­ë? Duhet kuptuar se nuk luan dot si i barabartë me ta, por duke kundërsulm­uar me Roshin mund të bënim diçka. Rrezikuam dy herë dhe shënuam. E rëndësishm­e është të dish limitet e tua. Shumë debutues në atë ndeshje? Duhej besim dhe lojtarët kishin freski fizike. Duhet të bënim një ndeshje me një taktikë të caktuar. Kukeli mbylli mirë hapësirat në qendër, Mavraj bëri një ndeshje të mirë, Berisha po ashtu. I gjithë ekipe bëri një ndeshje të mirë". PRAPASKENA­T ME XHAKËN DHE GASHIN GJATË EUROPIANIT

"Nuk i kisha unë ulje-ngritjet me Xhakën. Lojtari duhet të jetë disponibël për shokët dhe skuadrën. Nëse luan apo jo, nuk ndryshon, sepse duhet ekip kompakt, me dinjitet. Duhet të japësh 100% nëse luan apo jo. Në Europian luajti ndeshjen e parë me Zvicrën dhe e zëvendësov­a. Më pas e kuptoi që nuk kishte bërë një ndeshje të madhe dhe hodhi një shishe i nervozuar në stol. Nga aty luajti pak minuta ndaj Francës dhe sipas meje nuk kishte përkushtim­in e duhur. Më vjen keq, sepse kur hyn në lojë, duhet të mundohesh të bësh një figurë të mirë, pavarësish­t se minuta ka në dispozicio­n. Edhe në Palermo gaboi, pasi edhe nëse nuk luajti, kishte një arsye dhe largimi ishte mungesë respekti ndaj shokëve dhe tifozerisë. Unë jam një njëri që përpiqem t'i mbroj lojtarët e mi, i menaxhoj siç besoj se është e drejtë. Nëse më duhet të ndërhyj dhe t'i masakroj, e bëj. Nëse duhet t'i mbroj publikisht, e bëj duke marrë unë fajin. Xhaka dhe Gashi erdhën një apo dy ditë para ndeshjes me Francën, kur

panë se nuk kishin fanellat e titullarëv­e. Erdhën të dy, menduan se ishin më të fortë të dy, do të më trembnin ndoshta, më thanë: ' Kemi parë që s'ke ndër mend të na bësh të luajmë, ne duam të shkojmë në shtëpi'. Këtu u thashë: ' Prit prit, prit pak, ndalu. Nuk është se shkoni ju në shtëpi, ju dërgoj unë në shtëpi'. Pastaj u thashë edhe shumë gjëra të tjera dhe që nga ai moment nuk ikën në shtëpi. Ulën armët dhe ikën të flinin". BEOGRADI, DRONI DHE FRIKA NGA DHUNA

"Gjithçka u pa qartë që kur mbërritëm në aeroport. Pastaj, në stadium, kur u ndërpre ndeshja, ishte një klimë shumë e vështirë, e rëndë. Pra, me një ndjesi pasigurie të një policie që drejtoi keq situatën, ku hynin lehtësisht në fushë tifozë. Këto skena nuk i bëjnë mirë futbollit. Unë isha i qetë dhe mbaj mend që dola duke ecur në mes të fushës dhe i mbrojtur nga Kolarov. Në fakt, frika ishte që brenda dhomave të zhveshjes mund të hynin tifozë. E kisha frikën, sepse një turmë e egërsuar mund të bëjë gjithçka. Ishte një çmenduri, pasi policët shihnin dhe nuk reagonin. Pastaj, droni ishte një gjë fantastiko- shkencore. E pamë nga stoli, ndërsa djemtë mbrojtën flamurin. Flamuri për ne perëndimor­ët nuk është si te ju. Nëse e djegim një, blejmë një tjetër, ndërsa këtu nëse digjet një, bëhet nami. Ka një sjellje të ndryshme nga kjo situatë dhe unë mbetesha i çuditur, duke parë këto personazhe që hynin në fushë. Edhe unë prisja të haja dru, por jo të vdisja. Kisha frikë se mund të hynin tifozët dhe aty do të ishte e vështirë të arratisesh­e. Nuk e kisha menduar kurrë të arrinim në një nivel të tillë. Nuk ishte normale".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania