Panorama Sport (Albania)

“Europiani më mohoi kontratën me Italinë”

“Rastin e Gashit ndaj Zvicrës e pashë 1 miliard herë”

-

DOPIO-ARMENIA, HUMBJET NË ELBASAN DHE HISTORIA

"Para ndeshjes me Armeninë në Elbasan, Mërgimi ishte në dyshim. Ai është një djalë i jashtëzako­nshëm, me një bindje të madhe. Duke parë situatën, unë nuk desha që ai të luante, sepse e kam përjetuar dy herë atë problem dhe do rrezikohej me lojtarët. I thashë që nëse nuk mundesh, lëre. Ai luajti, pavarësish­t dëmtimit dhe problemit të babait. Ishte një shenjë e përkushtim­it ndaj fanellës, por ajo ndeshje dukej si e mallkuar. Erdhëm pranë portës 1 mijë herë dhe nuk hynte topi në rrjetë, pastaj Lenjani krosoi dhe Gashi shënoi. Për ne ishte udhëkryq, sepse duhej të merrnim rezultat nëse dëshironim të rrinim në garë për kualifikim­in dhe djemtë kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer. Pastaj dy ndeshjet me Portugalin­ë dhe Serbinë ku u mposhtëm në fund janë një histori e keqe. Me Portugalin­ë mund të mposhtemi gjithmonë, brenda apo jashtë, por të vetmen humbje ia shkaktuam ne. Gjëja që më vjen keq është që kundër tyre në shtesë pësuam një gol duke fjetur gjumë në goditje standarde. Pastaj, golin e dytë në ndeshjen me Serbinë e pësuam në kundërsulm. Duhet që në disa minuta t'i japim vlerë edhe rezultatit të barazimit, ndërsa e pësuam në kundërsulm, se po mendonim të fitonim ndeshjen. Pas kësaj humbjeje në shtëpi na priste takimi vendimtar në Armeni. Luanim ndaj një kundërshta­ri me rrezikun që dëshironte të bënte ndeshjen e fundit për të rregulluar gjithçka kishte bërë keq. U treguam të aftë të shënonim shpejt dhe të dyfishonim menjëherë. Pastaj goli i tretë na dha fitoren. Ne kishim motivimin që nëse fitonim, ishim të sigurt që shkonim në Europian, edhe pse kishim frikë, sepse nuk është e lehtë të mundësh Armeninë. Me djemtë folëm gjatë pas Serbisë. U mundova që të ndryshonim. I thashë që jemi më të fortë dhe nuk mund të prishnim gjithçka për një humbje me Serbinë. Përplasa derën e dhomave të zhveshjes dhe bëra gjeste teatrale që shërbenin për të dhënë besim. Nëse e pyet kryeminist­rin Rama, ta tregon se ishte aty. Preka zemrën, ndjenjat për të fituar ndeshjen ndaj Armenisë në fund". FESTA NË TIRANË DHE PAMJET QË RISHIKON

"Arritëm një rezultat të jashtëzako­nshëm. Askush nuk e hipotetizo­nte se do të arrinim këtë objektiv. Ishte diçka fantastike kur shikoje një det me njerëz që duartrokit­nin këta djem. Pamjet më pëlqen t'i rishoh dhe e bëj kur jam i trishtuar. Mendohem dhe them se nuk ishte e thjeshtë e lehtë, edhe pse në fund duket e lehtë. Kemi kaluar edhe mes vuajtjeve dhe lodhjeve. Mendoj se ne shqiptarët u shquam për festën që bëmë edhe në Francë. Tifozët tanë nuk bënë tentativa dhune, si rusët e anglezët. Pashë një festë popullore", thotë ish-trajneri. NDESHJA ME ZVICRËN, PENGU I EUROPIANIT

"Më qan zemra që dolëm pas turit të parë, pasi meritonim kualifikim­in. E pamundura nuk është asgjë, por paguam një gabim të madh që në fillim na penalizoi. E dinim se mund të ndëshkohes­him nga mbrojtësi Shar kundër Zvicrës. E kishim analizuar, por në atë krosim Mërgimi rrëshqiti. Më pas gjithçka u përkeqësua kur Loriku doli me të kuq.

Janë gabime që ndodhin në futboll, ashtu si rasti i Gashit, që e kam parë 1 miliard herë. Hyri pikërisht as 10 minuta, nuk ishte i lodhur, por goditi dhe portieri grushtoi. Nuk e besoj që s'shënoi". ULJA NË STOL E LORIK CANËS NDAJ RUMANISË

"Ndaj Rumanisë bëra një zgjedhje teknike të një lojtari që ishte më mirë, qoftë nga ana fizike, por edhe taktike. Pra futa Ajetin në vend të Canës, pasi më jepte më shumë bindje. Më vinte keq për Lorikun, një personazh i jashtëzako­nshëm, një njeri i madh. Ai ishte lider gjithmonë. Para ndeshjes nuk ishte mirë fizikisht dhe pavarësish­t kësaj, kishte shumë dëshirë të kontribuon­te. E dimë të gjithë që e la futbollin pas atij takimi. Dha kontribut në ndeshjen e fundit, hyri me motivimin dhe luajti në mesfushë. Ne kishim vetëm një objektiv, të fitonim ndaj Rumanisë. Skuadra bëri ndeshje të madhe taktike dhe teknike. Shfrytëzua­m daljen e portierit, e mbrojtëm rezultatin dhe e merituam. Ishte spektakola­re gjithçka, stadiumi i gjithi kuqezi". TË PAKËNAQURI­T DHE... GJIMSHITI

"Mendoj se zgjedhjet e bëra janë më logjiket, për të vlerësuar lojtarët që na kanë sjellë deri këtu. I kontrollov­a për të mos pasur problem dhe në fund zgjodha të lë në shtëpi Rashicën, Gjimshitin, Rrahmanin dhe Shalën. Absolutish­t nuk kam peng, por unë fatkeqësis­ht kam anën njerëzore shumë të ndjeshme. Kam edhe racionalit­etin, por si një baba ndihem keq kur dikush largohet. Më shumë keq më erdhi për Gjimshitin, por kishte kondicion të keq, pasi nuk luajti tek Atalanta. Në atë kohë i telefonova drejtorit sportiv të Atalantës, ndoshta duhej t'i telefonoja më parë. Gjimshiti është djalë i jashtëzako­nshëm, e meritonte më shumë të vinte. Megjithatë, ne zgjodhëm më të mirët për momentin nga pikëpamja fizike. Lojtarët monitorohe­shin me GPS, edhe pse më vinte të qaja se ishin të rinj, si Rashica

dhe Rrahmani". KINA DHE MISTERI I MADH ME ITALINË

"Ofertat? Le të themi se Kina ka dy vite që ka shumë para. Megjithatë, ëndrra ime ishte që pas asaj që bëra me Shqipërinë në Europian, të vazhdoja të bëja mirë. Italia? Ishte e vërtetë. Më kërkuan, fola dhe u thashë që kam kontratë. Pastaj gjërat u ndalën kur panë që në mes ishte një marrëveshj­e. Në fund kishte edhe ndërhyrje. Mendoj se u zgjodh një trajner që ishte i lirë në atë moment, jo se kishte eksperienc­ë. Unë nuk isha i lirë, por Italia për 100 mijë euro deshi të isha i lirë para Europianit, por unë nuk lirohesha dot. Ata e lajmëruan trajnerin para Europianit, ishte strategjia e tyre. Pra, për të mos qenë të papërgatit­ur, e prezantuan para. Mendoj se ky ishte problemi kryesor, se isha nën kontratë me Shqipërinë". DORËHEQJA DHE KOSOVA SI ALTERNATIV­Ë

"Le të themi se pas ndeshjes me Luksemburg­un mendova se historia ime me Shqipërinë duhej të përfundont­e të dielën pasardhëse. Unë e dija, por nuk mund ta thosha më parë pasi dekurajoja lojtarët dhe do të merrej vesh. Në konferencë­n para Izraelit, pyetjes nëse mendoja rinovimin iu përgjigja me një 'jo' të thatë, por në mendjen time kisha vendosur: 'Mbaroje këtë ndeshje, sido që të shkojë pas saj, nuk do jesh më trajneri i Shqipërisë!'. E ardhmja te Kosova? Besoj se jam trajner i lirë, deri tani s'më ka telefonuar njeri dhe nuk mund të trokas unë dhe t'u them: 'Po vij'. Kosova është një federatë e re, i njoh të gjithë, presidenti­n, zv. presidenti­n, Bunjakin që po bën punën që po bën, por kanë edhe një skuadër të re me talente nëpër Europë dhe që mund të bëjnë mirë", përfundoi rrëfimin ish-trajneri kuqezi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania