Panorama Sport (Albania)

Test në “saç”, Ze Maria projekton Tiranën e tij

Uellison nuk bind, trajneri ideon një skemë me tre mbrojtës

- ADELA MERKO

Ze Maria projekton Ti ranën për Ligën e Europës. Në mungesë të një kundërshta­ri, dje bardheblut­ë zhvilluan një lojë brenda grupit. Trajneri e ndau ekipin në dysh dhe për të pasur më shumë alternativ­a kishte marrë edhe disa elementë prej të rinjve. Dhe çudia ndodhi, pasi në fund përballja prej 70 minutash u fitua prej ekipit të dytë dhe jo nga titullarët. Megjithatë, një sfidë më vete ishte ajo ndaj të nxehtit, duke qenë se në orarin ( 10: 18) që startoi ndeshja e kontrollit, temperatur­at shënonin 36 gradë celsius dhe deri në mbyllje shkoi në 37. Një torturë më vete për bardheblut­ë, megjithatë kjo gjë do t'u shërbejë për t'u përshtatur me klimën që i pret në tokën izraelite, atje ku do të luajnë të enjten kundër Makabi Tel Aviv. Në një kohë që trajneri bënte vëzhguesin dhe Egbo gjyqtarin, dy ndihmëstra­jnerët Egbo dhe Aurelio ishin vijërojtës. Binte në sy fakti që titullarët ishin rreshtuar me skemën 3-5-2, ndërsa lojtarët e mesfushës më së shumti kishin detyra mbrojtëse. Në ekipin e dytë ishin thuajse të gjithë të rinjtë, përfshi edhe sulmuesin e sapoafruar. Janus Sentamu dëshmoi vlera në të 5-ën minutë, ndërsa i dha një top perfekt Halilit, i cili zhbllokoi rezultatin. E, megjithatë, për të barazuar mendoi Merveil që me një gjuajtje në diagonal, pas topit të marrë nga Hoxhallari, "mposht" portierin Bakaj. Nëse ugandezi bëri mirë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për braziliani­n. Uellsion Luis de Oliveira gaboi disa herë dhe, për këtë motiv, Ze Maria nuk hezitoi edhe të ngrinte tonet me të. Fillimisht i kërkoi që të tregohet vigjilent dhe më pas pozicional, por duke qenë se i foli

jeni gati për të qenë titullar?

Unë jam gati qysh tani, por për formacioni­n do të jem apo jo, atë e di vetëm Daja, pasi ai vendos për se kush do të luajë.

Cilët lojtarë njihni më shumë te skuadra korçare?

Ata që përmenda edhe më sipër. Pra, Muzakën, Lilajn, Plakun, Osmanin, ata që kanë qenë edhe te Tirana.

Po tifozëve korçarë, ose siç njihen ndryshe "Ujqërit e dëborës" keni gjë për t'u thënë?

I falënderoj shumë për mikpritjen dhe u them që do të jap më të mirën për fanellën që kam veshur. Për këtë të fundit në anglisht, në fund ia ktheu edhe në portugalis­ht. Pjesa e parë që zgjati vetëm 35 minuta u mbyll në baraspeshë. Duke qenë se nuk bindi, mbrojtësi nga titullar kaloi te "kundërshta­rët". Loja rinis me gol dhe është Merveil që sjell avantazhin me penallti. Një ndërhyrje e gabuar e portierit Bakaj ndaj të Berishës dhe "kryesori" Egbo sinjalizon 11metërsh, që kongolezi e kthen pa siklet në kuadrat. Kur nisën ndërrimet, vjen edhe befasia. Mesfushori Bardhi, pasi gjen shtyllën, nuk dorëzohet dhe shkon pas topit dhe në rastin e dytë nuk mund të gabojë.

edhe i garantoj.

Tiranën e braktisën edhe "Fanatics"-at prej kohësh, ndërkohë që po e "braktisin" edhe të tjerët, ashtu si e latë edhe ju. Keni keqardhje?

Më vjen keq për atë që ndodhi me Tiranën dhe që ra nga Superliga. Unë uroj me shpirt e zemër që të dalë sa më shpejt nga kjo gjendje dhe të rikthehet sa më shpejt në elitë. Dua të shtoj edhe diçka tjetër. Nga ana e Tiranës nuk pata asnjë ofertë të paktën për ndeshjet europiane dhe prandaj vendosa të jem te Skënderbeu. Këtë e kisha për detyrë që ta sqaroja për të gjithë publikun.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga testi i zhvilluar dje në ''Selman Stërmasi''
Çast nga testi i zhvilluar dje në ''Selman Stërmasi''

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania