Panorama Sport (Albania)

Ben Haim zyrtarizon “divorcin”, lë Makabin për Spartën e Pragës

-

Ben Haim ka zyrtarizua­r "divorcin" me Makabin Tel Aviv. Ai ka njoftuar drejtuesit e klubit se nuk do të kthehej bashkë me grupin në Izrael pas fazës përgatitor­e, ndërsa pritet që të udhëtojë drejt Republikës Çeke, atje ku pritet që të firmosë për Spartën e Pragës. Lojtari do t'u nënshtrohe­t testeve mjekësore dhe vetëm më pas do të firmosë, ndërsa flitet që do të përfitojë edhe një shumë të çmendur, madje më e shtrenjta që Sparta do të japë në historinë e saj. Kartoni i tij vlen 2.9 milionë euro, ndërsa lojtari do të përfitojë 1 milion euro në sezon. Sakaq, lojtari ka pësuar një "krisje" edhe me vetë Krujfin, i cili priste që ta kishte në dispozicio­n dhe për këtë sezon. Megjithatë, Ben Haim ka qenë i prerë dhe prej ditësh është bërë gati që ta lërë zyrtarisht Makabin. TRAJNERI - Zhordi Krujf ka mbetur i kënaqur nga fitorja në testin me Spartak Trnavës, e megjithatë e thotë hapur se skuadra e tij është larg futbollit të bukur. "Këtë ndeshje bëra një ndarje, ndërsa disa lojtarë i aktivizova vetëm 45 minuta, të tjerë më shumë. Gjithsesi, kemi ende një rrugë të gjatë për një ekip të mirë. Minifaza përgatitor­e ishte e shkurtër dhe kemi pasur lojtarë që kanë ardhur vonë nga pushimet, ndaj dhe janë përgatitur më pak. Të gjithë janë të karikuar dhe energjik për të punuar së bashku dhe bërë më të mirën", tha holandezi. Sakaq, izraelitët kanë mësuar edhe kundërshta­rin e parë për kampionati­n, ndërsa më 19 gusht do të përballen me Beitar Jerusalem, ekip që pak ditë më parë i mori edhe "yllin" e ekipit, Benajun.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania