Panorama Sport (Albania)

Alvesh: Më kanë kërcënuar, nuk jam paguar

"Mendoja të qëndroja sërish, por nuk kam marrë paratë"

- ERMAL SIKA

Sulmuesi brazilian i Flamurtari­t, Danilo Alvesh, është larguar përfundimi­sht nga Shqipëria. Diçka të tillë ai e ka bërë me dije me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në "Facebook", ku tregon se gjatë dy javëve të fundit ka marrë kërcënime dhe është duke i ndjekur këto raste me anë të avokatëve dhe ambasadës braziliane në Shqipëri. DEKLARATA NË "FACEBOOK" "Njoftim zyrtar. Së fundmi shumë njerëz më kanë kontaktuar në lidhje me situatën time profesiona­le, madje edhe gjatë kohës që isha me pushime. Vendosa ta shkruaj këtë mesazh të shkurtër për t'i sqaruar të gjithë se çfarë është duke ndodhur me mua. Nuk jam i lumtur me këtë situatë. Njerëzit flasin për mua, por harrojnë 25 lojtarët e tjerë që punuan fort dhe meritojnë më shumë respekt. Nuk është koha për të folur për Danilo Alveshin, por kohë për të zgjidhur çështjet me të gjithë lojtarët që dhanë gjithçka gjatë këtij sezoni për të shpëtuar Flamurtari­n nga rënia. Shokët e mi të skuadrës, disa prej tyre janë prindër, disa janë djem të rinj që po punojnë fort për të arritur qëllimet e tyre dhe janë djem që kanë ëndrra, që kërkojnë çdo ditë një të ardhme më të mirë për veten, për fëmijët dhe për familjet e tyre. Ju lutem, mjaft u shqetësuat se ku do të shkoj unë dhe shqetësohu­ni për shokët e mi të skuadrës. Ata janë në një situatë që vërtet kanë nevojë për zgjidhje. Kam respekt për njerëzit e Vlorës dhe mbështetës­it e Flamurtari­t. Ata kanë qenë të mrekullues­hëm dhe na kanë mbështetur gjithmonë. Ata meritojnë respekt. Diçka tjetër që dua të qartësoj, është se unë nuk kam një agjent. Nuk kam as agjent brazilian dhe as agjent italian. Nuk kam nevojë për askënd që të flasë për mua. Njerëzit mundohen të përfitojnë nga situata dhe, nëse këta njerëz thonë se janë agjentët e mi, janë duke gënjyer. Thjesht dua të sqaroj faktet sepse unë jam duke punuar me ambasadën time dhe me avokatët e mi në Brazil në lidhje me kërcënimet që kam marrë gjatë dy javëve të fundit. Shpresoj që një ditë Shqipëria të lirohet nga disa njerëz që nuk duan të ndihmojnë në zhvillimin e futbollit dhe që nuk bëjnë që emri i Shqipërisë në botë të njihet për mirë. Shpresoj që një ditë do të bëhet më mirë. Shqipëri, do të të kem gjithnjë në zemër. Shokët e mi të skuadrës, do t'ju respektoj gjithnjë, sepse ju dhatë gjithnjë 100%, edhe pse në disa raste u përballët me situata të tmerrshme. Tifozë të Flamurtari­t, faleminder­it për gjithçka! Nëse qëndrova aty dhe luftova me çdo gjë që kisha, ishte për ju. Nuk mund të jem më i sinqertë se kaq. E di që njerëzit mund të më gjykojnë dhe të krijojnë

një mendim personal të caktuar. Dua të shoh nëse ata do të respektojn­ë faktin që qëndruam të luanim, edhe pse u përballëm me shumë çështje gjatë sezonit të kaluar. Zoti na bekoftë të gjithëve. Shpresoj që një ditë ta vizitoj Shqipërinë dhe të shoh që çdo gjë ka ndryshuar", shkruante Alvesh në statusin e tij.

"NUK MË KANË PAGUAR"

Ndërkohë, i kontaktuar dje nga "Panorama Sport", Alvesh ka hedhur dritë për të tjera gjëra. Sulmuesi brazilian, i pyetur për pretendimi­n

e presidenti­t Sinan Idrizi, që thekson se ka edhe një vit kontratë, Alvesh ktheu këtë përgjigje: "Mendoja se do të qëndroja edhe një sezon tjetër, por ata nuk më kanë paguar mua. Unë nuk mora asnjë komunikim, qoftë me shkrim apo dokument siç janë rregullat e FIFA- s nga klubi i Flamurtari­t. Ata duhet të më paguajnë mua edhe kontratën e vjetër. Kjo bëhet për të shmangur pagesën e kontratës së re, që do të ishte më shumë e kushtueshm­e për ta. Kjo është e gjithë historia", përfundoi reagimin e tij sulmuesi brazilian.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e statusit të Danilo Alveshit në "Facebook"
Faksimile e statusit të Danilo Alveshit në "Facebook"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania