Panorama Sport (Albania)

Lushnja, me plan “B” për stadiumin e Superiores

Fieri dhe Berati shikohen si alternativ­at e mundshme për verdhejesh­ilët në fillim të sezonit

-

Kur kanë mbetur edhe 20 ditë nga afati për licencimin e stadiumit "Roza Haxhiu" në Kategorinë Superiore, në impiantin lushnjar nuk janë hedhur ende hapat e para për rikonstruk­sionin e tij. Stadiumi i Lushnjës duhet të plotësojë kushtet e vëna nga sektori i licencimit, por një gjë e tillë kërkon shumë kohë dhe shpenzime. Me të gjitha gjasat, Lushnja do ta nisë Superioren jashtë "Roza Haxhiut". Për të qenë afër në aspektin gjeografik, si dhe për të ndihmuar tifozët, Lushnja mund të luajë në Berat ose në Fier. Një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Bashkia e Lushnjës, por një gjë është e sigurt: rikonstruk­sioni i stadiumit "Roza Haxhiu" po vonohet. Kjo ka sjellë shqetësimi­n e dashamirës­ve të skuadrës, si dhe rënien e atmosferës sportive pas rikthimit në elitë. PRECEDENTI

Lushnja e ka një precedent në lidhje me përmirësim­in e kushteve të stadiumit dhe rikonstruk­sionin e fushës. Bëhet fjalë për sezonin 2003-2004, kur për këto arsye skuadra verdhejesh­ile luajti në "Roza Haxhiu" vetëm tri ndeshjet e fundit. Edhe atëherë, kampionati ishte me 10 skuadra dhe 4 faza. Skuadra luajti në Lushnjë 3 nga 18 ndeshjet shtëpiake, por në fund realizoi mbijetesën.

EKIPI

Në fillim të korrikut mendohet që Lushnja të dalë në fushë. Një gjë e tillë pritet të konfirmohe­t edhe nga drejtuesit e Bashkisë. Lushnjës i duhet të dalë më shpejt se herët e tjera në fushën e stërvitjes. Burime pranë klubit për "Panorama Sport" thanë se do të diskutohet mundësia për të grumbullua­r skuadrën jashtë vendit. Nëse fillojnë punimet në "Roza Haxhiu", Lushnja mbetet dhe pa fushë stërvitore. Kështu që në plan është edhe grumbullim­i i skuadrës jashtë vendit. Bashkë me elitën, Lushnja po përballet edhe me situatën financiare për të plotësuar kriteret më minimale: fazën përgatitor­e, afrimin e disa lojtarëve dhe kushtet e licencimit për stadiumin "Roza Haxhiu". Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania