Panorama Sport (Albania)

Kontrata skandalo e, Vlla nia i fal talentet

Vetëm fjalë e debate në hkodër, kjo është java e shpresës

- ILIR CARA

Shkolla e futbollit sh kodran mbetet një nga markat më prodhimtar­e në Shqipëri, pasi çdo vit dalin talente nën uniformën e Vllaznisë. Por absurde është se klubi nuk përfiton asgjë nga këta lojtarë kur ata largohen nga Shkodra. Shkak për këtë bëhet keqmenaxhi­mi i klubit, i cili u ofron kontrata skandaloze dhe vepron si para shumë viteve duke bërë bamirësi me lënien e lirë të lojtarëve. Nëse klubi do të kishte një politikë të mirëfilltë biznesi, pasi i tillë është futbolli i sotëm, Vllaznia mund të përfitonte shuma të konsiderue­shme nga transferim­i i talenteve të saj. Çdo vit Vllaznia fal lojtarë dhe nuk përfiton asgjë. Rasti më i freskët është sulmuesi Rubin Hebaj, i cili së fundmi ka firmosur në Slloveni. Pas tij, të njëjtën gjë janë duke menduar të bëjnë edhe Arlind Kalaja dhe Erald Çinari. Të gjithë largohen pa arkëtuar asnjë qindarkë në klub, pasi falë kontratave skandaloze klubi u jep mundësi që të largohen falas.

SITUATA - Vazhdon heshtja te Vllaznia, por këtë javë pritet që të zhbllokohe­t situata. Muaji qershor po shkon drejt fundit dhe te Vllaznia jo vetëm që nuk ka asnjë lëvizje, por përkundraz­i, kanë filluar edhe polemikat. Drejtori sportiv Eugent Zeka dhe trajneri Armando Cungu, përmes mediave, kanë dashur t'i tregojnë njëri-tjetrit detyrat që kanë. Në fakt, kjo gjë ka qenë e pakuptimtë, sepse secili e di punën që duhet të bëjë për të mirën e Vllaznisë. Futbollist­ët presin të lajmërohen se kur do të nisin përgatitje­t, ndërsa stafi teknik pret analizën me drejtuesit e klubit. Nga ana tjetër, drejtori sportiv i ka bërë thirrje trajnerit të nisë punën me 16 lojtarët që janë aktualisht nën kontratë, por në fakt askush s'e ka vënë ujin në zjarr për këtë punë. Analiza e shumëpritu­r mendohet të kryhet në prani të kryebashki­akes Ademi, por nuk dihet se kur do të zhvillohet. Ndaj, situata nuk duket shumë e qetë. Lojtarë të veçantë kanë filluar të largohen nga Shkodra. Kjo natyrisht që sjell një zvogëlim të numrit të lojtarëve. Përditë e më tepër po flitet për një Vllazni me shkodranë në sezonin e ri, por në fakt aktualisht nuk ka asnjë prej tyre që ka firmosur apo pritet ta bëjë një gjë të tillë në ditët e ardhshme. S'e ku do të gjenden lojtarët, kjo mbetet për t'u parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania