Panorama Sport (Albania)

Të gjithë nën kontratë, por ka dilema për Rexhinaldo­n

-

Luftëtari pritet të zbresë në fushë në javën e parë të korrikut, por më parë klubi duhet të zgjidhë disa dilema, për të cilat tifozët gjirokastr­itë mbeten në ankth. Së pari, ende nuk është e qartë nëse trajneri Mladen Milinkoviç do të qëndrojë te Luftëtari. Serbi i bëri për vete të gjithë në sezonin e fundit, duke fituar një popullarit­et të madh, jo vetëm në Gjirokastë­r, por tek të gjithë futbolldas­hësit. Është fakt se Milinkoviç u pa me shumë skepticizë­m në fillimin e kampionati­t të kaluar, por profesiona­lizmi i tij bëri që Luftëtari ta mbyllte në vendin e katërt, një pozicion që kishte dy dekada që nuk arrinte në Kategorinë Superiore. Presidenti Grigor Tavo i besoi sugjerimit që i dha për trajnerin kompania e menaxhimit "PPA World", e drejtuar nga Paskal Papdopulos. Ky i fundit bashkëpuno­i ngushtë me drejtuesit gjirokastr­itë, duke afruar te Luftëtari thuajse të gjithë të huajt, teksa dy prej tyre, Edi Bojom dhe Arturo Rexhinaldo, rezultuan si zbulime të sezonit në Kategorinë Superiore. Tashmë nga klubi gjirokastr­it janë larguar zyrtarisht dy lojtarë: Vangjel Zguro dhe Usama Mutumane. Mirëpo, dilemat janë të mëdha nëse do të vazhdojnë të luajnë me fanellën bluzi kamerunasi Bojom dhe mozambikas­i Rexhinaldo, i cili e mbylli sezonin me tetë gola të realizuar. Mbrojtësi u ankua për mosshlyerj­e në kohë të detyrimeve dhe tashmë rrezikon të gjobitet, pasi është nën kontratë. Nga ana tjetër, burime të "Panorama Sport" pranë klubit tregojnë se dilemat janë të mëdha për qëndrimin e Rexhinaldo­s. Ky i fundit ka disa oferta nga klube të kampionate­ve më të forta dhe nuk dihet nëse do të rinovojë marrëveshj­en. Megjithatë, në Gjirokastë­r janë të qetë, sepse 90% e grupit që mbylli sezonin është nën kontratë jo vetëm për sezonin e ri, por deri në 2019-ën. Strategjia që kanë ndjekur drejtuesit ka rezultuar efikase dhe tashmë pritet që klubi të arkëtojë shuma të mëdha në rast shitjeje të Dejvi Bregut, KristalAba­zajt dhe Shkëlzen Ruçit. Për dy sulmuesit dhe portierin kanë ardhur oferta zyrtare nga klube europiane. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania