Panorama Sport (Albania)

Tirana krijon “panik”, Besëlidhja ka dilema

“Yjet” e skuadrës drejt largimit, trajneri bëhet çështje

- PRENG GJIKOLA

Vijon qetësia në radhët e Besëlidhje­s dhe nuk dihet se deri kur do të zgjasë. Ka shumë gjasa që pas zgjedhjeve politike drejtuesit e klubit do t'i kthehen rutinës së merkatos verore. Megjithatë, do të pritet edhe ndarja përfundimt­are e grupeve të Kategorisë së parë për sezonin e ri që drejtuesit të vendosin nëse do të ndërtojnë grup që të synojë elitën apo jo. Fakti që Tirana sipas të gjitha gjasave do të jetë në Grupin A, e bën garën më të frikshme për ekipet e tjera duke parë grupin dhe mbështetje­n që kanë bardheblut­ë. Në këtë mënyrë, drejtuesit e Besëlidhje­s mund të stepen për sa u përket investimev­e që duhet për të rivalizuar për vendin e parë. Dihet tashmë që vetëm skuadra e parë e grupit ngjitet në Superiore.

SITUATA - Nga ana e presidenti­t Gjok Noka ka pasur një deklaratë të fortë disa ditë më parë ku paralajmër­onte se do të ketë "revolucion" në radhët e Besëlidhje­s pasi nuk u arrit objektivi. Ndonëse ka kaluar mbi një muaj nga kjo deklaratë, ende nuk ka ndonjë lëvizje zyrtare përveç disa alibive që tashmë janë publikuar nga media. Që në javën e parë të këtij muaji, drejtori teknik i Besëlidhje­s, njëkohësis­ht dhe menaxheri shqiptar i futbollist­ëve guineas, Kristi Memi lajmëroi për transferim­in e sulmuesit Sekou Kamara drejt Zorias së Luhanskut të Ukrainës. Ndërsa mesfushori tjetër guineas Lancinet Sidibe ka oferta nga Superiorja dhe se do të transferoh­et, por deri tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për këtë lëvizje të mundshme. Po ashtu, në fokusin e merkatos së kësaj vere është edhe mbrojtësi i majtë kurbinas Edison Ndreca që kërkohet nga ekipe të Superiores, por ende nuk ka ndonjë konfirmim, as nga klubi dhe as nga vetë futbollist­i. Duke e ditur se të gjithë futbollist­ët e Besëlidhje­s pa përjashtim janë nën kontratë, u duhet leja nga presidenti Gjok Noka për t'u larguar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania