Panorama Sport (Albania)

Murinjo, 115 mln € për Herri Kejn

akon Uduardin dhe e bind ë të he ë dorë nga oferta për Kristiano Ronaldon

-

Zhoze Murinjo dëshi ron nga pronarët e tij të Mançester Junajtid që t'i bëjë dhuratë "Këpucën e Artë" të Premier Ligës, Herri Kejn këtë verë dhe të injorojnë Kristiano Ronaldon. Sipas "Mirror", trajneri i "djajve të kuq" e ka bërë të qartë se ai do të preferonte një lëvizje për sulmuesin e Totenhemit, sesa në tentativën për të rikthyer Kristianon në "Old Trafford" dhe për të arritur objektivin e tij është i gatshëm që të paguajë deri në 100 milionë paund.

RONALDO - Zërat e një rikthimi të portugezit në Mançester u shtuan pasi 32vjeçari, i pakënaqur nga skandali i fundit i evazionit fiskal që përfshiu emrin e tij, nuk ndihet më i lumtur në Madrid dhe kërkon të largohet. Në këtë mënyrë, administra­tori i deleguar i Junajtid, Eduard Uduard, shqyrtoi mundësinë e një oferte mbi 115 milionë euro për të realizuar edhe njëherë ëndrrën e tifozëve të 20 herë kampionëve të Anglisë, për ta parë ish-numrin 7 me fanellën e kuqe. Por Murinjo beson se klubi duhet të paguajë sa të jetë e mundur që të transferoj­ë një tjetër lojtar në "Teatrin e Ëndrrave", bomberin e Poçetinos. Dhe tani që Ronaldo duket se e ka marrë vendimin e tij dhe mund të qëndrojë në "Bernabeu", Mou i ka nxitur punëdhënës­it e tij që të drejtohen te Spërsat dhe bëjnë një ofertë që ata të mos kenë shans për ta refuzuar, ndërkohë që po punon njëkohësis­ht edhe në frontin Alvaro Morata, me të cilin ka arritur akordin personal, por jo ende atë me Realin. Totenhemi këmbëngul se ata nuk do të dëgjojnë asnjë ofertë për yllin e skuadrës, por një ofertë

treshifror­e, që do të ishte plot 75 milionë paund më pak se ajo që "djajtë" kishin përgatitur për të bërë për Ronaldon, mund ta tundojë presidenti­n e nënkampion­ëve të Anglisë, Daniel Levi, për ta menduar edhe njëherë. Murinjo, i cili është një tifoz personal i Kejnit, beson

se ai do të formonte një dyshe të frikshme sulmi bashkë me Moratën, më shumë sesa do të ishte për transferim­in e CR7ës, vitet e shkëlqimit të të cilit kanë nisur numërimin mbrapsht. Objektivat e tjera të luzitanit janë Perisiçi i Interit dhe Matiç i Çelsit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania