Panorama Sport (Albania)

"Çelsi favorit në Champions falë Kontes, Lukaku më pëlqen"

-

Mbas spekulimev­e se ish-trajneri i kombëtares italiane, Antonio Konte, do të largohej nga "Stamford Bridge", strategu ka vendosur të kundërtën duke konfirmuar qëndrimin në Angli. Ish-mesfushori i Çelsit, Frenk Lampard, nuk ka asnjë dyshim: Antonio Konte do i udhëheqë anglezët drejt sukseseve të reja në Premier Ligë dhe jo vetëm. Ai beson se blutë e Londrës do ta përballojn­ë në mënyrën më të mirë Ligën e Kampionëve duke shtuar se mospjesëma­rrja në kupat europiane gjatë sezonit të kaluar e ndihmoi ekipin e Antonio Kontes që të triumfonte në Angli. "Çelsi ishte një skuadër shumë e fortë këtë sezon dhe duke parë lojtarët që po përfliten si afrime të reja, mund të them se ata do të përforcohe­n akoma edhe më shumë. Lukaku? Mendoj se ajo çfarë ai ka bërë gjatë këtyre dy-tre viteve është me të vërtetë e mahnitshme. Çelsi e bleu atë në një moshë shumë të re dhe mbase ai nuk bindi ngaqë nuk kishte shanset e duhura. Por mua më pëlqen shumë mënyra se si ai luan. Ai është shumë i vendosur dhe kjo gjë më kujtohet pasi jemi stërvitur bashkë. Romeu nuk ndalonte asnjëherë dhe vetëm stërvitej gjatë të gjithë kohës. Lukaku meriton më të mirën dhe nëse Diego Kosta largohet nga Çelsi, atëherë ai do të ishte zëvendësim­i i duhur për spanjollin, pasi është shumë i ngjashëm me Kostën dhe për më tepër shënon shumë. ELOZHET PËR KONTEN- Është shumë e qartë që Lampard ka shumë respekt për Antonio Konten: "Për mendimin tim, ai ishte 'lojtari' më i mirë i këtij sezoni. Sigurisht që ekipi meriton të përgëzohet, por duke parë se në çfarë gjendje e mori ai ekipin, do të thotë që ka bërë një punë fantastike. Mendoj se ai ishte blerja më e mirë e Çelsit këtë sezon. Liga e Kampionëve? Mendoj se ata i kanë cilësitë për të triumfuar. Problemi i vetëm i klubit është sulmi, pasi për të fituar këtë kompeticio­n duhen sulmuesit më të mirë. Vetëm sulmuesit të mundësojnë fitimin e kampionati­t dhe Champions-it". Lampardi më pas flet edhe për aventurën e tij në kampionati­n amerikan, MLS. "Ua rekomandoj të gjithë lojtarëve këtë kampionat. MLS-ja po rritet shumë shpejt dhe këtë kampionat do ia rekomandoj­a Terit dhe të gjithë atyre, të cilët do ta mendojnë si opsion". arriti të shënonte Frenk Lampard gjatë 10 viteve me fanellën e Çelsit. Roli mesfushor

duket se nuk ishte aspak problem për të që të shënonte gola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania