Panorama Sport (Albania)

Ndizet aksi Milano-Xhenova për të rregulluar llogaritë

Zikaltrit duan shkëmbime me Xhenoan e Sampdorian

-

Çështja më e rëndësishm­e për momentin në shtëpinë e zikaltërve është të fitojnë sa më shumë nga lojtarët që do të shiten deri ditën e premte. Nevojiten plot 30 milionë euro fitime, kusht i vendosur nga UEFA, që ky bilanc të mos ketë humbje. Nëse Auzilio me Sabatinin do ia dalin, atëherë zikaltrit mund të luajnë kupat europiane 2018-2019, nëse do të kualifikoh­en, pa asnjë limit mbi listën e lojtarëve që mund të thërriten. Interi po e shikon që fundi i qershorit po afron, por në vrapimin final arrin me kartat në rregull për të hyrë në parametrat e famshëm. Drejtori sportiv, Auzilio, gjatë ditëve të kaluara ka bërë një punë fantastike dhe që nga dita e sotme pritet që të zhvillojë një sërë takimesh, kryesisht mbi aksin Milano-Xhenoa KAPRARI DHE SHKRINJAR

Takimi i tri ditëve midis Auzilios dhe Romeit ka prodhuar një akord shumë të rëndësishë­m për arkat e klubit zikaltër: Kaprari do të shitet tek ekipi i Sampdorias brenda datës 30 qershor dhe tek Interi do të kalojnë 12 milionë euro (fitimi

do të jetë i madh, plot 8 milionë euro). Por në Xhenoa pritet të mbërrijë edhe njëri nga lojtarët e Primaverës (përveç Pinamontit), gjë që do të sjellë edhe disa miliona të tjerë te zikaltrit. Ndërkohë, gjatë kësaj jave pritet që të mbyllet dhe marrëveshj­a për Shkrinjar, që është vlerësuar nga Interi 28-30 milionë (20 milionë do të paguhen menjëherë dhe pjesa tjetër do të jenë bonuse). Mbrojtësi sllovak, i cili gjatë ditës së shtunë ka bërë "like" mbi komentin e një tifozi zikaltër, do të njihet si shpenzim në bilancin e sezonit 2017- 2018.

PELEGRI E ICO

Ndërkohë, nesër ose të mërkurën është në program një takim me presidenti­n e Xhenoas, Enriko Preciozi. Ai është i interesuar për disa lojtarë zikaltër si Biabiani, Ranokia dhe Pushkash, tre elemente mbi të cilët Interi mund të përfitojë shuma të rëndësishm­e. Sigurisht që jo te tre do të veshin fanellën e Xhenoas, por të paktën një operacion pritet të mbyllet brenda datës 30 qershor. Ndërkohë, në rrugën e anasjelltë, Xhenoa-Milano, do ta bëjë njëri nga Pelegri ose Ico, por jo përpara datës 1 korrik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania