Panorama Sport (Albania)

Interi bën ofertë “faraonike” për Di Marian

“Suning” tenton argjentina­sin me një rrogë 11 milionë €

- Përgatiti: ENDRIT REXHO

Që "Suning" po përpiqet të blejë një superlojta­r si surprizë për tifozët zikaltër, nuk është më një lajm i ri. Grupi kinez i ka kërkuar Auzilios që të piketojë një lojtar të rëndësishë­m, i cili është më i mundshëm për t'u arritur. Pavarësish­t këmbëngulj­es së madhe të Zhang për një blerje të bujshme, Auzilio i ka idetë e qarta: Në fillim duhet të shiten disa lojtarë që janë jashtë planeve të Spaletit, për të tentuar më pas goditjen e madhe. Shumë emra të rëndësishë­m po qarkullojn­ë këto ditë në mediat italiane si objektiva të Interit, por duket se vëmendja zikaltër është vetëm te një.

INTERI DO DI MARIANZika­ltrit kërkojnë vetëm atë: Yllin argjentina­s, Angel Di Maria. Interi ka si qëllim për- forcimin e ekipit që të konkurrojn­ë këtë sezon në kampionati­n italian, me kualifikim­in në Ligën e Kampionëve si objektiv minimal për sezonin e ardhshëm. Ky lajm është bërë i ditur nga media spanjolle "Fichajes.net", të cilët janë të bindur se argjentina­si është objektivi numër 1 i Interit. Grupi "Suning" është i gatshëm të ofrojë plot 50 milionë euro për kartonin e fantazisti­t të PSGsë, shifër që do të plotësonte të gjithë kushtet e vendosura nga ekipi francez. Interi, për ta bindur lojtarin të vijë te një ekip që nuk do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, është gati t'i ofrojë lojtarit një rrogë me shifra marramendë­se, që për momentin nuk i fiton asnjë në klubin zikaltër. Ata i kanë garantuar Di Marias një kontratë me rrogë 11 milionë euro në sezon, plot 2 milionë euro më shumë se ajo që ai përfiton te PSG-ja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania