Panorama Sport (Albania)

Keita një i “djallë uar”, agjenti flirt me Milanin

Kalenda: duam ta dëmtojmë acion, por të kuptojmë projektin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Vazhdon të bëhet e padeshifru­eshme e ardhmja e sulmuesit të Lacios, Keita Balde. Senegalezi është pranë lamtumirës me Lacion dhe fillimisht refuzoi Milanin për të pranuar ofertën e Juventusit. Në fakt ishin Tare dhe Lotito ata që e bllokuan marrëveshj­en me bardhezinj­të duke mos e quajtur korrekte për faktin se drejtuesit kanë folur lojtarin dhe jo me skuadrën. Ditën e djeshme janë hapur spirale të reja në lidhje me një transferim të mundshëm të tijin në Milano dhe ka qenë vetë agjenti Roberto Kalenda, i cili u jep shpresë kuqezinjve. Ai ka mohuar akordin me Juventusin dhe ka thënë se kërkoi kohë fillimisht për të kuptuar projektin që ka Milani.

FLET AGJENTI- Roberto Kalenda premton se lojtari nuk ka qëllim t'i bëjë keq Lacios dhe është më mirë që palët të ndahen

në këto momente, për të mos u divorcuar vitin e ardhshëm, kur vlera e kartonit të tij bëhet zero. "Na komunikuan që kishin arritur një marrëveshj­e dhe një akord me Milanin, por ne kërkuam kohë për të analizuar situatën. Milani është gjithmonë Milan, por duam të kuptojmë planet dhe projektin që ka kjo skuadër. Nuk kemi asnjë akord me Juventusin dhe këtë e mohoj në mënyrë kategorike. Për më tepër, nuk duam ta dëmtojmë Lacion për t'u larguar vitin e ardhshëm me parametra zero. Në këtë pikë, duhet gjetur gjuha e përbashkët dhe duhet bërë më e mira për të gjitha palët", ka thënë agjenti. Më tej, ai thumbon bardhekalt­rit për faktin se nuk kanë punuar për rinovimin e tij. "Më duket e çuditshme, por nuk janë interesuar për rinovimin. Ai bëri sezonin e tij më të mirë, por drejtuesit nuk lëvizën. Për më tepër, nuk konsideroh­et i rëndësishë­m dhe nuk ka luajtur gjithmonë", ka përfunduar Kalenda.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania