Panorama Sport (Albania)

on rum Mil nin e u , p uropi ni i u oj rino imin

&ortieri kuqe'i( Raiolën nuk e ndryshoj, me të sot dhe nesër

-

Kualifikim­i i Italisë U-21 për në gjysmëfina­let e Europianit ka shtyrë kohën e zgjidhjes përfundimt­are të çështjes "Donaruma". Pas refuzimit të parë, kuqezinjtë duket se kanë shpresa se në tentativën e dytë do të pranojë ofertën. Për këtë janë angazhuar drejtuesit, por edhe vetë trajneri Montela, i cili ka takuar nga afër familjen e Xhixhos. Madje, në kampin e Milanit janë aq besimplotë saqë mendojnë se Donaruma mund të sakrifikoj­ë edhe agjentin e tij për të vazhduar një jetë më të qetë dhe për t'i thënë "po" dashurisë së parë. Mediat në Itali e raportuan këtë lajm, por portieri italian e përgënjesh­troi menjëherë duke i premtuar besnikëri përjetësis­ht agjentit të tij aktual. Përmes një postimi në rrjetet sociale, gardiani i "Djallit" shkruan se do të vazhdojë të jetë ende nën menaxhimin e Minos. "Dornaruma-Raiola, dje, sot dhe nesër", ka shkruar portieri. Kaq ka mjaftuar për të lënë të kuptohet se Milanin e pret një punë e vështirë për ta bindur që të rinovojë kontratën. Në Poloni, aty ku po organizohe­t Europiani ka qenë Enzo Raiola, kushëriri dhe bashkëpunë­tori i Raiolës, i cili ka takuar portierin. Deri në këtë pikë, asgjë nuk ka ndryshuar dhe palët duket se do të diskutojnë për të marrë vendimin përfundimt­ar. PREMTIMI- Në orët e mbrëmjes, Donaruma ka thyer heshtjen duke i premtuar Milanit besnikëri dhe ka dhënë sinjale të qarta për të ardhmen. Gardiani kuqezi thotë se do të flasë për rinovimin me drejtuesit dhe agjentin e tij. Sot me postimin tim kam shkaktuar një rrëmujë të madhe dhe nuk doja që të ndodhe, prandaj dua të kërkoj falje për këtë gjë. Dua të konfirmoj dashurinë time absolute për Milanin dhe për tifozët e kësaj skuadre. Tani për momentin jam i përqendrua­r tek kombëtarja e Italisë, me të cilën shpresoj t'u bëj një dhuratë të gjithë tifozëve. Premtimi im është që sapo të përfundojë europiani do të takoj drejtuesit me familjen dhe me agjentin tim për të diskutuar rinovimin", ka shkruar Donaruma në "Instagram".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania