Panorama Sport (Albania)

el $iero % on& 'on l on e (u j

#ga Guatemala, %pinturikio% kujton edhe %&alciopoli%-n: Ai, një moment dramatik

-

"Nëse Kristiano Ronaldo nuk është më i lumtur te Reali i Madridit dhe dëshiron që të ndryshojë ambient, është i mirëpritur te Juventuesi, ku për një lojtar klasi si ai do të ketë shumë hapësirë". Kjo ftesë, mes anës serioze dhe shakasë, vjen nga një ikonë e bardhezinj­ve si Alesandro Del Piero, që ka folur në prag të ndeshjes miqësore të luajtur në shtetin e Guatemalës, ku ndodhej edhe një figurë e shquar e Realit si Mishel Salgado. Gjatë ditëve të fundit, për Ronaldon ka pasur interes nga klube të ndryshme. Nga Bajerni i Mynihut, te Mançester Junajtid, për të përmendur disa prej tyre. "Pinturikio" megjithatë do ta donte te Juventusi i tij. Në veçanti pasi e ka parë në finalen e Ligës së Kampionëve, në të cilën portugezi ka qenë deciziv. Ish-kapiteni e ka cilësuar disa ditë më parë këtë kompeticio­n, të cilin Juventusi e ka humbur për të pestën herë me radhë, "kupën e mallkuar", por ka shtuar edhe që pret që ta fitojë përsëri, ndoshta edhe me ardhjen e katër herë fituesit të "Topit të Artë": "Nëse dëshiron, - ka shtuar me shaka Del Piero, - te Juventuesi ka shumë hapësirë për një kampion si Ronaldo. Liga e Kampionëve? Tani është kthyer në ' kupën e mallkuar' për Juventusin, por shpresoj ta fitojmë së shpejti". Kampioni i botës në vitin 2006

ka kujtuar në këtë intervistë edhe skandalin e "Calciopoli­t" dhe si pasojë aventurën e tij në Serinë B me ngjyrat bardhezi: "Ai ka qenë një moment dramatik. Por gjithashtu e konsideroj edhe si trampolinë­n e ndërtimit të një udhëtimi të paharruesh­ëm".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania