Panorama Sport (Albania)

onu i mun ë l r!o"e , l ern i #u"e M r uinjo

,rejtuesit bardhe'i përgatisin lëvi'jet në mbrojtje

-

Leonardo Bonuçi konsideroh­et i paprekshëm, megjithatë Juvja ka nisur të lëvizë në merkato në kërkim të zëvendësit ideal në rast të një largimi të tij, i kërkuar me ngulm nga ana e Çelsit. Emri që ka nisur të qarkullojë gjatë orëve të fundit është i një ish-i të Romës, Markuinjos, kontrata e të cilit me PSG-në skadon në vitin 2019. Lojtari, i cili majin e këtij viti mbushi 23 vjeç, ka një avantazh në favor të tij: zotëron një pasaportë portugeze, pra ka një status prej komunitari. Një fakt jo me pak rëndësi, duket marrë në konsiderat­ë faktin që Juvja ka një vend të zënë nga Bentankur dhe duhet të vendosë të plotësojë të dytin duke kërkuar një lojtar me nivel të lartë duke menduar largimin e Dani Alveshit. Gjithashtu pëlqehen shumë për aftësitë e tij mbrojtëse dhe në fazën e nisjes së lojës. Bonuçi në krahun tjetër është nën "shënjestrë­n" e Kontes, me Çelsin të gatshëm për një ofertë - në bazë të zërave që qarkullojn­ë në mediat angleze - prej rreth 100 milionë stërlinash - për të veshur mbrojtësin me blu së bashku edhe me Aleks Sanrdon. Juventusi deri tani ka bërë një vesh të shurdhër, por ka nisur të mendojë për një të ardhme pa Leon. Sipas shtypit italian, drejtuesit bardhezi do të kenë një takim me PSG-në gjatë javës: do të bisedohet për Markinjosi­n ( i cili e njeh tashmë kampionati­n italian duke qenë se ka një të kaluar te Roma në sezonin 2012- 2013), por jo vetëm. Matuidi në fakt është një tjetër çështje e ditëve të fundit, duke qenë alternativ­a e parë në rast se nuk vjen N'Zonzi nga Sevilja për mesfushën. Ashtu si Kuadrado, i shumëkërku­ar nga parizienët e trajnerit Emeri. Markuinjos pëlqehet edhe nga Murinjo për të kaluar te Junajtid.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania