Panorama Sport (Albania)

Milani rriti pretendime­t për De Shiljon në 50 mln 9

-

Një vit më parë, Matia De Shiljo ishte vërtet një hap larg Juves. Akordi mes Milanit dhe kampionëve të Italisë, sipas lajmeve të përcjella nga shtypi italian, mund të mbështetej në dy pohime të rëndësishm­e: nga Adriano Galiani dhe nga Barbara Berluskoni, dy nga figurat që - në një moment kaosi në bordin drejtues të Milanit - ishin në krye të politikave kuqezi. Marrëveshj­e praktikish­t e përfunduar: në Milanin e ri të Marko Xhampaolos nuk do të kishte pasur vend për De Shiljon. Kujtojmë pikërisht që zgjedhja primare për stolin në atë periudhë kishte qenë pikërisht ishtrajner­i i Empolit, i cili kishte menduar menjëherë planin për të ardhmen e stafit teknik në aventurën e tij të re në "San Siro". Ajo që mungoi megjithatë ishte miratimi i investitor­ëve kinezë, përfaqësua­r nga këshilltar­ët Nikolas Xhiankof dhe Sal Galatioto. Një akord i rëndësishë­m për të zhbllokuar situatën që, me mbylljen ende larg të merkatos, nuk erdhi kurrë. Akord pra i sfumuar në ekstrem: De Shiljo mbeti në skuadrën ku ishte pjekur (prej vitit 2002 në të rinjtë e Milanit), duke jetuar ndoshta sezonin e tij më të ndërlikuar. Tashmë një vit më pas rishfaqet mundësia për të ndërruar ambient. Por këtë herë, pavarësish­t se lojtari ka njoftuar mendimin e tij për të ndërruar ambient, Milani i ri i Fasones dhe Mirabelit nuk është i gatshëm t'ia lërë të lirë Juves. Kështu shpjegohet edhe shifra e lartë (20 milionë euro) e kërkuar prej bardhezinj­ve. Kontaktet vazhdojnë: dëshira e Alegrit qëndron e njëjtë, gati për t'u përmbushur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania