Panorama Sport (Albania)

Spektakël i Gjermanisë, 3 gola për gjysmëfina­len

Renditen në krye, përballen ndaj Meksikës. VAR gabon sërish

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Gjermania në gjysmëfina­le dhe për këtë nuk kishte shumë dyshime në vigjilje të ndeshjes së fundit në Grupin B, kundër Kamerunit. Kampionët e botës fitojnë 3-1 ndaj kampionëve të Afrikës dhe lënë pas Kilin, që u ndal nga Australia: kundërshta­ri i radhës i Drakslerit me shokë do të jetë Meksika (të enjten ora 20:00). Protagonis­tët e ndeshjes janë Kerem Demirbej dhe Timo Verner: fantastik goli i të parit, dopjetë për të dytin. Askush nuk kishte shënuar më parë me fanellën e "pancerave". Por protagonis­t, këtë herë në kuptimin negativ është edhe VAR (Video Assistant Referee): në pjesën e dytë arbitri Roldan kërkon ekranet e asistencës për autorin e një ndërhyrje të rëndë në gjurin e Xhanit. Kthehet në fushë dhe ndëshkon me të kuq Sianin, i cili në fakt është personi i gabuar. Vetëm pak sekonda më vonë, ai korrigjohe­t duke larguar Mabukan. Kjo është njolla e radhës e teknologji­së. Por le të flasim për Gjermaninë, e cila 12 vite pas asaj të 2005-ës, rikthehet në gjysmëfina­len e Kupës së Konfederat­ave. U deshën 21 minuta që Gjermania të shfaqej. Dhe rasti i parë i takon Emre Xhanit (ishte dëmtuar në stërvitje dhe nuk pritej të ishte titullar). Por e djathta në hyrje të zonës e talentit të Liverpulit përfundoi jashtë për pak centimetra. Por ai që shpërdoroi avantazhin e vërtetë ishte Kimish, që në zhytjen e tij pas krosimit të Platenhard­it nuk arrin të shënjestro­jë portën e Ondoas. Basogog shpërdoron një kundërsulm për Kamerunin në fund të pjesës së parë, përpara se Ter Shtegen të bëjë mrekullinë ndaj Anguisas. Por Gjermania e sheh veten në avantazh në fillim të pjesës së dytë: Draksler jep asist me thembër për Demirbej dhe goditja nga jashtë zone ndalet në trekëndësh. Kameruni bëhet i rrezikshëm me Abubakarin dhe Ngamaleun, por në minutën e 64-ët mbeti me 10 veta pas ndëshkimit të Mabukas. Në superiorit­et numerik, gjermanët dyfishojnë me Vernerin: krosim i saktë i Kimish dhe zhytja me kokë e sulmuesit shtang Ondoan. Abubakar shkurton me kokë diferencën në 78' pas një pasigurie të Ter Shtegenit. Por kur ndeshja rihapet, mendon sërish Verner për ta mbyllur me të djathtën e tij pas asistit të Henriks. Dhe është Ondoa ai që shmang goleadën pasi u përgjigjet 3 goditjeve të Junesit dhe Vernerit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania