Panorama Sport (Albania)

Vidal: Bajernit i duhet Sançez

“Jemi ekipi më i mirë, por ardhja e Aleksisit do na forconte edhe më shumë”

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Gjatë një deklarate, mesfushori i kam pionëve gjermanë, Arturo Vidal, ka folur mbi rëndësinë e mikut të tij kilian, Aleksis Sançez, për skuadrën gjermane, si dhe tregon se ata janë klubi më i mirë në botë. Prej shumë kohësh, synimi kryesor i krerëve të klubit bavarez ka qenë marrëveshj­a me yllin e "topçinjve" të Arsenalit, Sançez. Mirëpo, paga e tij mjaft e lartë ka "ftohur" sadopak këto tentativa për të arritur një marrëveshj­e me kilianin. Për këtë arsye, miku i tij Arturo Vidal ka thënë: "E njoh Sançezin mjaft mirë. Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe pritet që të përmirësoh­et edhe më shumë". Vidal ende shpreson se Sançez do të jetë shumë shpejt pjesë e kampionëve gjermanë dhe gjithashtu ka folur me superlativ­a për mikun e tij duke i dhënë fokusin rëndësisë së tij në skuadrën gjermane. Megjithatë, nëse klubi bavarez është ende në kërkim të Sançezit, kjo gjë akoma nuk dihet, por Vidal tha: "Edhe pse jemi skuadra më e mirë, ardhja e Aleksis Sançez do të ishte vendimtare për përmirësim­in e nivelit në skuadrën tonë". Sançez ka kërkuar nga klubi gjerman pagën prej 25 milionë eurosh në sezon, gjë e cila duket se nuk u ka pëlqyer mjaft bavarezëve Hënes dhe Rumenige, të cilët premtuan disa kohë më parë se gjatë këtij sezoni veror Bajerni do të fuqizohej me të ashtuquajt­urit "granata". Por, me blerjen e katër lojtarëve për shumën prej 70 milionë eurosh, krerët duket se kanë rënë në qetësi. Gjithsesi, Vidal tha: "Skuadra e Bajernit ka mjaft yje të klasit të lartë, pasi është skuadra më cilësore në botë, por me Sançez, çdo gjë do të ishte totalisht ndryshe, do të ishim të pamposhtur". Kontrata e kilianit me skuadrën e Arsenalit është e vlefshme deri në vitin 2018, ndaj ende pritet një vendim i radhës sa i përket kartonit të tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania