Panorama Sport (Albania)

Kimish: Te Bajerni për të luajtur, jo për të kapur topat

-

Disa muaj përpara përfundimi­t të sezonit të kaluar të Bundesligë­s, Xhoshua Kimish pritej të largohej nga skuadra e kampionëve gjermanë pas një sezoni jo të favorshëm për mesfushori­n. Por, lojtari i kombëtares gjermane ka sqaruar sot se largimi nga skuadra nuk ka qenë kurrë një opsion për të duke thënë: "E kam ditur se nuk ka qenë gjithmonë e mundur të aktivizohe­sha, megjithatë s'e mendoja të largohesha nga skuadra, por si t'ia dilja që t'i vërtetoja trajnerit dhe skuadrës se sa vlej". Pas një sezoni betejash, Kimish nuk ka mundur të shënojë ose të zërë një pozicion vendimtar në skuadrën e Bajernit. Por ai ka pranuar se ka kaluar një periudhë të vështirë duke thënë: "Në fundin e sezonit, m'u dha mundësia të luaja më tepër, pasi nuk kemi pasur presionin e kompeticio­neve të rëndësishm­e dhe kemi qenë sërish kampionët gjermanë. Megjithatë, dua që të jem në fushën e blertë edhe në ndeshjet e rëndësishm­e të skuadrës, sepse nuk u bëra pjesë e saj për të kapur topat, po për të luajtur". Mesfushori gjerman u konsiderua si një prej talenteve më të mirë të futbollit gjerman, duke luajtur aktualisht nën fanellën e kombëtares gjermane, në të cilën ka mahnitur teknikun Lëv. Por, edhe pse pas një sezoni jo shumë favorit, ai kurrë nuk fajësoi trajnerin italian Ançeloti, ndaj për këtë tha: "Në raste të tilla je gjithë kohës duke marrë në pyetje veten: A kam bërë gabime? Çfarë më duhet të ndryshoj? Si mund t'ia arrij të luaj më shpesh me skuadrën?". Në sezonin e ardhshëm, mesfushori bavarez do të pozicionoh­et në mbrojtjen e krahut, sikurse edhe legjenda Filip Lahm. Gjatë një bashkëbise­dimi me Ançelotin, ai tha: "E kam pyetur trajnerin nëse isha duke ecur në rrugë të mbarë dhe ai më tha se ' Sezonin e ardhshëm do të jesh pjesë e formacioni­t të parë të Bajernit'".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania